Hetim prokurimeve te "Nanos"

TIRANE - Kryeministri Berisha per here te pare eshte shprehur se do te hetohen te gjitha prokurimet e zhvilluara ne periudhen e qeverisjes se ish-kryeministrit Fatos Nano. Pa permendur emrin e tij, ai ka bere me dije se 40 per qind e ketyre prokurimeve te zhvilluara gjate qeverisjes 2003-2004 nuk botoheshin ne buletine, sipas ligjit dhe per kete do te filloje hetimi. Duke etiketuar si periudhen me te zeze ne fushen e prokurimeve, ate te ish qeverisjes socialiste, kreu i ekzekutivit theksoi se nuk do te kete me abuzime te tilla. "Keto dite po shqyrtoja nje statistike, e cila deshmonte se rreth 40 % e prokurimeve nuk botoheshin ne buletine ne vitin 2003-2004 e me pare. Se c'behej me to askush nuk mund te thote. Sigurisht qe duhet te jete problem i nje hetimi te hollesishem, por sot nuk ka me prokurime publike, nga janari 2009 nuk do te kete me prokurime te hapura manuale, qe te gjitha do te jene elektronike", u shpreh Berisha. I cili duket se ka vendosur te materializoje nje deklarate te hershme te tij per hetimin e te gjithe tenderave te qeverisjes socialiste. Nderkohe qe ai eshte shprehur se te gjithe drejtuesit dhe punonjesit e administrates lokale do te trajnohen per procedurat e prokurimit elektronik, pasi nga 1 janari i vitit te ardhshem nuk do te kete me prokurime publike. Ndryshimi i procedures, qe sipas Kryeministrit Sali Berisha eshte nje hap i madh ne luften kunder korrupsionit, do te frenoje abuzimet e medha qe jane bere ne kete fushe. Sipas tij, pas nisjes se ketij procesi, Agjencia e Prokurimeve Publike dhe autoritetet kontraktuese, duhet te shqyrtojne ne transparence te gjitha termat e references qe te jene te paanshme dhe te realizojne nje proces te madh. "Per kete vend dhe per kete kohe nuk ka asgje me jetike se sa lufta kunder korrupsionit. Asnje faktor tjeter nuk pengon zhvillimin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO me shume se sa korrupsioni. Kjo eshte leva me te cilen ne mund te shpejtojme te gjitha proceset pozitive ne vendin tone", vleresoi kryeministri. Berisha u shpreh se qeveria qe ai drejton, po kryen reformat e thella ne prokurimet publike, taksa e tatime dhe ne regjistrimin e biznesit, licencave dhe lejeve. "Me procedura dhe reforma, ne po luftojme korrupsionin aty ku i ka shtreterit me te medhenj. Per kete vend dhe per kete kohe nuk ka asgje me jetike se sa lufta kunder korrupsionit", u shpreh Berisha. Sipas tij me prokurime elektronike do te lehtesohen procedurat e prokurimit. Ne kete kuader, ai kerkoi nga Agjencia e Prokurimeve Publike, reduktimin e dokumenteve per kete ceshtje, duke lene ato me kryesore. "Realizimi i ketij procesi, kerkon ne radhe te pare nje lufte te sinqerte me veten tuaj, me kryetaret dhe nenkryetaret e komunave dhe bashkive, te cilet duhet te kuptojne se eshte nje detyrim madhor i cdo zyrtari para taksapaguesve qe parate e tyre te perdoren ne menyren me te ndershme", theksoi kryeministri. Rozeta Rapushi