E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret delegacionin e Komisionit te Venecias

Kryeministri Berisha, priti dje nje delegacion te Komisionit te Venecias, te kryesuar nga Suchocka, Ambasadore e Polonise ne Seline e Shenjte dhe njekohesisht zv/Presidente e "Venecias". Delegacioni kerkoi te dinte kendveshtrimin e kryeministrit per sa i perket ligjit te "Dosjeve", i cili i eshte derguar Komisionit per opinion nga ana e Kushtetueses.

Kryeministri Berisha, pasi beri nje ekspoze te krimeve te komunizmit si dhe krimeve kunder njerezimit te kryer nga regjimi totalitar, u shpjegoi te pranishmeve historikun e lustracionit ne Shqiperi, si dhe perputhshmerine e ligjit shqiptar me ate cek. Ai theksoi se vendimi i Gjykates Kushtetuese, per pezullimin e zbatimit te ketij ligji, vinte ne kundershtim te hapur me parimin e shmangies se konfliktit te interesit dhe rrjedhimisht me vete ligjin per "Organizimin dhe Funksionimin e Gjykates Kushtetuese". Zoti Berisha konkludoi se ky ligj, ishte gjetur me pare si ne perputhje me Kushtetuten dhe se procesi i lustracionit dhe i pastrimit te administrates publike, nga elemente te cilet kane kryer krime kunder njerezimit, eshte nje proces i pakthyeshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›