E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderkombetaret: Zgjedhjet e 28 qershorit, test per ne BE

Zgjedhjet e 28 qershorit jane nje test per Shqiperine, ne te cilat Policia e Shtetit ka nje rol teper te rendesishem, ne mbarevajtjen e ketij procesi. Kjo ka qene deklarata e zv.ambasadorit amerikan ne Tirane, Stephen Christina, ne konsorciumin nderkombetar per policine, te zhvilluar ne Tirane. "Para nesh eshte nje test shume i rendesishem, qe jane zgjedhjet e 28 qershorit. Ne kete proces policia ka nje rol teper te rendesishem dhe specifik ne mbarevajtjen e tij. Pavaresisht rezultatit te zgjedhjeve, pavaresia e institucioneve ligjore nuk duhet te preket", ka qene deklarata e numrit dy te ambasades amerikane ne Tirane, Christina. Ambasadoret e strukturave me te rendesishme evropiane te akredituara ne vendin tone, kane mbeshtetur kerkesat e numrit dy te ambasades amerikane ne Tirane. Ne te njejten gjatesi vale, ka qene dhe shefi i delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane, Lohan. "Tashme ju jeni anetare te NATO-s dhe keni bere dorezimin e aplikimit si vend kandidat per ne Bashkimin Evropian. Te gjitha keto arritje jane nje epoke e re per Shqiperine dhe testi i pare per te, jane zgjedhjet e 28 qershorit. Tani eshte ne dore te Shqiperise, per te treguar se eshte gati per fazen tjeter te integrimit", deklaroi ai. Nderkohe qe OSBE mbeshtet idene e kartave te identitetit me 200 leke dhe i ben thirrje opozites te kthehet ne Parlament, megjithese numri i seancave plenare eshte i kufizuar. Qendrimi i misionit behet i ditur nga zv.ambasadorja e tij, Renat Herrmans, e cila i kerkon klases politike te arrije sa me shpejt konsensusin, per te mos rrezikuar zgjedhjet. "Duhet te gjendet sa me pare zgjidhja, pasi te dy forcat jane te interesuar qe te kene votues ne zgjedhje. Mendoj se cmimi 200 leke eshte i arsyeshem dhe puna ne Kuvend eshte e rendesishme, prandaj dhe opozita duhet te kthehet atje. Ne nuk mbrojme asnje pale ne kete perplasje por mbeshtesim zgjidhjen ne menyre qe qytetaret te mos mbesin pa karta, te cilat nuk jane vetem per te votuar", tha Harrmanns. Te pranishem ne kete konsorcium, ishin edhe ministrat Nishani e Alibeaj, te cilet u ndalen kryesisht te roli i policise ne luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar, per te permbushur nje standard thelbesor ne perafrimin e Shqiperise me Bashkimin Europian. "Siguroj te gjithe pjesemarresit, se autoritetet shqiptare dhe Ministria e Brendshme do te vazhdojne te synojne zbatimin e ligjit dhe vendosjen e shtetit te se drejtes", u shpreh Nishani. Konsorciumi nderkombetar qe u mbajt dje ne kryeqytet, kishte si qellim evidentimin e masave paraprake, qe merren nga shteti shqiptar per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. J.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›