E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrohen partite, "ngel" LZHK

Rozeta Rapushi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi dje me debate regjistrimin e partive politike qe do te garojne ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Plot 38 parti politike, kishin depozituar dokumentacionin per te hyre ne zgjedhje dhe per kater prej tyre, u shty regjistrimi per shkak te paqartesive ne dokumentacion. Pas shume diskutimesh, komisioni vendosi qe te heqe nga siglat e partive ne fletet e votimit, shkronjen "sh" qe simbolizon se jane parti shqiptare. Vetem per kete shkronje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zhvilloi jo pak debate, deri me marrjen e vendimit per heqjen e saj, pasi ngaterron zgjedhesit gjate votimit. "Shkronjat "sh", pas siglave te partive, ngaterrojne zgjedhesit, per ke te votojne", u shpreh nenkryetarja e komisionit Deshira Subashi. Per rrjedhoje, dy partite e medha politike, nder te tjera ne fletet e votimit, do te jene vetem me siglen PD dhe PS jo PDSH apo PSSH. Ndryshimi u be, pasi shume parti, kane sigla te ngjashme dhe duke qene se te gjitha partite jane shqiptare, nuk eshte e nevojshme te theksohet dhe ne fletet e votimit. Ajo qe te binte ne sy, ne mbledhjen e pasdites se KQZ-se, ishte jo vetem numri i larte i partive qe konkurrojne ne zgjedhje, por dhe i atyre qe jane krijuar se fundmi, me nen emrin si Demokracia e re Evropiane, Ora e Shqiperise, Partia e te Drejtave te Mohuara, apo Toleranca e re e Shqiperise. Ne listen e subjekteve politike qe do te hyjne ne garen elektorale te 28 qershorit, jane dhe Partia Socialkristiane me kryetar, Fran Bruka, si dhe Partia Demokratike Bashkimi Mysliman i Shqiperise, me kryetar Osman Mema. Parti qe perfaqesojne dy besime te ndryshme fetare ne vend. Ne listen e gjate te partive eshte dhe ajo per Mbrojtjen e te drejtave te punetoreve si dhe nje tjeter parti e cila ka emrin e te drejtave te emigranteve. Nuk mund te mungonte ne garen elektorale dhe Partia Komuniste e Hysni Milloshit. Nderkohe qe jo me vone se dy jave, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, do te regjistrohen dhe koalicionet politike ne zgjedhje. Ne baze te Kodit Zgjedhor, koalicionet duhet te regjistrohen ne Komisionin me te late zgjedhor, jo me vone se 45 dite para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare. Ne baze te Kodit Zgjedhor, perfitime te medha financiare per konkurrimin ne zgjedhje, marrin vetem partite qe perfaqesohen aktualisht ne Kuvend. Ndarja e buxhetit per to behet ne baze te votave qe kane marre nga zgjedhjet e fundit.

Regjistrimi

Aplikuan 38 parti politike ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, per te konkurruar ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Ato u miratuan dje nga KQZ, me perjashtim te kater prej tyre, per te cilat ka nevoje te saktesohet dokumentacioni.

Tabele

Partia per Mbrojtjen e te drejtave te Punetoreve te Shqiperise, Kadri Isufaj

Partia Komuniste e Shqiperise, Hysni Milloshi

Partia Aleanca Kombetare, Krenar Tahiri

Partia Konservatore Shqiptare, Armando Ruco

Partia Demokracia e re Evropiane, Koci Tahiri

Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Skender Halili

Partia Forca Albania, Eledin Pillati

Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, Nikolle Lesi

Partia e Gjelber, Edlir Petanaj

Partia Demokristiane, Nard Ndoka

Partia Balli Kombetar Demokrat, Artur Roshi

Partia e te Drejtave te Mohuara e re, Fatmir Hoxha

Partia Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela

Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, Neritan Ceka

Partia Ora e Shqiperise, Zef Shtjefni

Partia Aleanca per Evropen

Partia Demokratike, Sali Berisha

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule

Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova

Partia Demokratike, Bashkimi Mysliman i Shqiperise, Osman Mema

Partia Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli

Partia Balli Kombetar, Adriatik Alimadhi

Partia Socialiste, Edi Rama

Partia Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu

Partia Emigracioni Shqiptar, Kosta Papa shtyhet

Levizja per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, shtyhet

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar

Partia Levizja per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut, L. Karamelo

Partia Socialiste e Vertete 91, Petro Koci

Partia Rruga e Vertete shqiptare, Muharrem Doda

Partia e Mendimit te Djathte Liberal, Laureta Lici

Partia Socialkristiane e Shqiperise, Fran Bruka

Partia Toleranca e re e Shqiperise, Avdi Keci

Partia Demokracia Sociale, Paskal Milo

Partia Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta

Partia per Mbro. te Drejtave te Emigran. Ymer Kurti

Partia Republikane e Shqiperise, Fatmir Mediu

Partia Socialdemokrate, Skender Gjinushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›