E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, biznesit: Barrë më e lehtë fiskale

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i ka bërë apel biznesit shqiptar të krijojë partneritet të ngushtë me bizneset e vendeve të BE, si një mundësi e madhe për thithjen e investimeve dhe ka premtuar se viti që vjen do të nisë me një barrë shumë më të lehtë fiskale për biznesin.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët mes BE dhe unionit të Dhomave të Tregtisë, Berisha deklaroi se qeveria do të marrë të gjitha masat për të stimuluar biznesit dhe për të nxitur me tej rritjen ekonomike.

Në disiplinën fiskale premtoj se nuk do të ndikojë mbi ju me rritje taksash, ata që duan të kthejnë kohën e taksave pas, ata bëjnë luftë me mullinjtë e erës. Ajo kohë nuk kthehet më. Madje, viti që vjen do të nisë me një barrë më të lehtë fiskale për ju- tha Berisha.

Ai kërkoi vendosmëri më të madhe për partneritet me biznesmenët evropiane. Kjo do tu nxjerrë gjithnjë e më të fituar, ndaj dhe do kërkoja njerëzisht që kërkesat e tyre të shqyrtohen nga ju me interesin më të madh, është e domosdoshme një kod i ri moral fitimi- tha ai.

Kreu i qeverisë, duke iu drejtuar ambasadorit të BE-së, Etore Sekiu, i pranishëm në takim, kërkoi nga KE më shumë ndihmë në investimet për zonat rurale të vendit. 44% e popullatës është rurale, qeveria po përpiqet për këto zona dhe për fermerët dhe kurrë ndonjëherë nuk është investuar më shumë se në këtë periudhë, 70% e investimeve shkojnë në këto zona. Ambasador, mundësitë tona për të asistuar direkt fermerët janë modeste, ne do vlerësonim shumë një mbështetje nga KE në këtë drejtim- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›