Trojka: Greqia ende nuk i ka kapërcyer problemet e krizës
ATHINE - Greqia "ende nuk i ka kapërcyer problemet," por ka përparime dhe "shanse të mira për tejkalimin e krizës", thotë Mathias Morse, përfaqësuesi i Komisionit Europian në Greqi, në një intervistë të botuar sot në gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung.
"Unë besoj se gjatë gjysmës së dytë të 2012 ne mund të themi, nëse gjërat janë duke lëvizur në drejtimin e duhur", thotë në intervistë anëtari i Trojkës, Mathias Morse.
“Situata në Greqi përsëri do të mund të dilte jashtë kontrollit”, nënvizon Morse, ndaj ai parashikon se do të nevojiten më shumë masa të dhimbshme, me qëllim që vendi të mbahet përsëri në këmbët e veta dhe të qëndrojë në eurozonë.
Morse uron që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë qoftë PASOK-u, qoftë Demokracia e Re, në mënyrë që programi i reformave të vazhdojë të zbatohet. “Kur shqyrtoj rezultatet e sondazheve konstatoj se një shumicë e qartë e popullsisë mbështet programin aktual dhe dëshiron që vendi të mbetet në eurozonë, megjithatë do shohim pas zgjedhjeve”, thekson Mathias Morse.
Duke folur për të njëjtën temë, përfaqësuesi i FMN-së në Greqi, njëherësh shef i Trojkës, Paul Thomsen, argumentoi se megjithëse vendi ka bërë rregullim të rëndësishëm fiskal, do të duhet të paktën një dekadë e plotë për të përfunduar riorganizimin.
Ai gjithashtu tha se Greqia ka për të kapërcyer tabunë e shkurtimeve në administratën dhe pagat e sektorit publik si dhe atë të eliminimit të ndërmarrjeve publike.