E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: çdo rrugë drejt detit do të asfaltohet këtë vit

Kryeministri u shpreh se përfundimi i kësaj rruge është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë se brenda vitit 2010, do të asfaltohen të gjitha rrugët që zbresin drejt detit.

“Unë sot shpreh kënaqësinë se inaugurojmë së bashku rikonstruksionin e plotë të rrugës që lidh këtë zonë, lidh Mamurrasin dhe plazhin e bukur të Patokut, pra dhe një premtim tjetër në ngarkimet e mëdha të kësaj qeverie që brenda vitit 2010, çdo rrugë që zbret drejt detit, nga derdhja e Bunës tek Kepi i Stillos do të asfaltohet.”, deklaroi Berisha. Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për garantimin e të gjitha investimeve që do të ndryshojnë dhe përmirësojnë me shpejtësi jetën e tyre.

“Jam këtu për tu angazhuar përpara jush, por dhe para qytetarëve të mbarë Shqipërisë dhe qytetarëve të Tiranës se kjo qeveri do të garantojë të gjitha investimet në mënyrë që jeta juaj të ndryshojë me shpejtësi. Vetëm në qarkun e Kurbinit kemi investuar këto katër vite, më shumë se 20 vite të marra së bashku dhe unë ju garantoj se në vitet që vijnë do të jenë investime dhe më madhore.”

Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se do të “vazhdojmë ndërtimin e rrugëve, të ujësjellësve, kanalizimeve, do të vazhdojmë të mbështesim fermerët shqiptarë në Fushëkuqe dhe kudo. Do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe rindërtojmë shkollat për fëmijët tanë, qendra shëndetësore dhe spitale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›