Berisha cliron fondet per Prokurorine dhe Gjykaten Kushtetuese
Qeveria po lejon thyerjen e shtrengimeve buxhetore qe kishte vendosur per institucionet e shtetit per sa i perket shpenzimeve te tyre brenda vitit 2010. Keshtu dje krahas lejimit te disa ministrive qendrore te benin investime dhe studime Keshilli i Ministrave ka miratuar edhe kerkesat e Prokurorise se Pergjithshme per dhenien e shperblimeve prokuroreve dhe nga ana tjeter blerjen e disa pajisjeve te nevojshme nga Gjykata Kushtetuese. Perjashtimisht lejohet Prokuroria e Pergjithshme te vijoje normalisht kryerjen e procedurave te shperblimit te prokuroreve dhe oficereve te Policise Gjyqesore per merita profesionale ne pune theksohet ne vendimin e djeshem te qeverise duke i lene mundesine ketij institucioni te rendesishem te vijoje procedurat normale te shperblimit. Duket se pas kerkesave te vazhdueshme te Gjykates Kushtetuese per lirimin e disa fondeve qeveria ka vendosur te veproje. Perjashtimisht lejohet Gjykata Kushtetuese si autoritet kontraktor te vijoje normalisht kryerjen e procedurave te prokurimit per blerjen e sherbimit te programit te menaxhimit te ceshtjeve te intranetit te brendshem dhe blerjen e pajisjeve kompjuterike theksohet ne vendimin e marre dje nga qeveria. Por nga ana tjeter per kete institucion nuk eshte marre vendimi per pagesen e disa pagave te prapambetura te shofereve te saj ashtu sic edhe eshte kerkuar. Po keshtu qeveria lejoi dje Ministrine e Transportit dhe Puneve Publike te vijoje normalisht kryerjen e procedurave te prokurimit per furnizim dhe vendosje e guard-railit ne aksin Morine-Kalimash per studim projektim te aksit Qafeplloce-Pogradec dhe per projektet e ujesjellesve ne Bajram Curri dhe ne zonen e plazhit Durres-Kavaje. Qeveria lejoi ministrin e Mbrojtjes te kete te drejten te beje disa blerje te domosdoshme per ushtrine te cilat lidhen edhe me plotesimin e standardeve ne NATO. Institucionet e tjera qe perfitojne jane edhe INSTAT-i Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.