E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi dhe Tahiri takime ne DASH

Kreret e PDU-se

Drejtuesit e Partise per Drejtesi dhe Unitet zhvilluan nje vizite dje ne Departamentin amerikan te Shtetit e cila kishte si qellim informimin e ketij departamenti dhe seksionit qe mbulon Europen Juglindore ne lidhje me ceshtjen came. Sipas zyres se shtypit te PDU-se delegacioni i kesaj partie dorezoi prane ketij departamenti dosjen me dokumentet perkates qe demonstrojne ne menyre ligjore te gjithe gjenocidin dhe perndjekjen qe i eshte bere popullsise came ne vite. Nga ana e tyre perfaqesuesit e departamentit siguruan shqyrtimin e dosjes dhe pasi te njihen ne detaje me keto materiale do te dergojne prononcimin e tyre zyrtar per kete ceshtje. Ata gjithashtu theksuan rendesine e integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike si menyra me e mire dhe transparente qe do ti sherbeje edhe zgjidhjen e ceshtjes came.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›