E Diel, 1 Nëntor 2026

Emerohen dy zv.ministrat e rinj Muho te Transportet dhe Dervishi tek Ekonomia

Vendimet Qeveria miraton njerezit e propozuar nga LSI. Shkarkohet ish-zevendesi i Priftit

Ndryshimet e ministrave te Levizjes Socialiste per Integrim ne qeveri u shoqeruan dje edhe me ndryshimet e zevendesministrave po te kesaj force politike brenda qeverise. Keshtu me vendimin e Keshillit te Ministrave dje u emeruan Ilirjan Muho si zevendesminister i Puneve Publike dhe Transportit kandidature e paraqitur ky nga LSI. Muho zevendesoi ne kete pozicion ministrin aktual te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinaston i cili mbante me pare postin e zevendesministrit te Transportit. Po keshtu dje ne qeveri u mor vendimi per te shkarkuar zevendesministrin e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes nga kjo detyre. Beqiri ishte kandidature e LSI-se dhe mbante postin e numrit dy te ministrise gjate kohes qe ajo drejtohej nga deputeti i LSI-se Dritan Prifti. Nga ana tjeter qeveria mori dje vendimin per te emeruar ne vend te Beqirit ish-shefin e kabinetit te Ministrise se Jashtme Sokol Dervishaj. Sipas vendimit te djeshem Sokol Dervishaj tashme eshte emeruar zevendesminister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Levizja e ministrave te LSI-se brenda kabinetit qeveritar po sjell edhe levizje te tjera neper pozicionet drejtueseve brenda ketyre institucioneve. Nga ana tjeter kreu i qeverise ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave falenderoi Komisionin e Lirise dhe Ceshtjeve te Sigurise per votimin pothuajse ne unanimitet te plote per procesin e liberalizmit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovinen. Sipas Berishes ky eshte nje vendim shume i rendesishem per qytetaret shqiptare te cilet eshte parashikuar qe brenda ketij viti te levizin te lire ne te gjithe hapesiren Shengen. Por nga ana tjeter Berisha theksoi rendesine qe kishte ky vendim per konsolidimin e shtetit ligjor ne vend. Ky proces duhet te njohe modernizim te vazhdueshem duhet te njohe zhvillime te reja e bazuar ne luften kunder krimit te organizuar korrupsionit kontrollin e kufijve strukturat e pershtatshme per te rikthyerit pra ne te gjithe keto aspekte ne duhet te ridimensionojme ose te konsolidojme me tej theksoi Berisha ne fjalen e tij. Ne kete kuader kreu i qeverise theksoi se udherrefyesi dhe reformat kane pasur rendesi pozitive te jashtezakonshme per modernizimin ne teresi te infrastruktures sone ne keto aspekte. Shqiperia pret edhe liberalizimin e vizave ne vendimin qe pritet te merret nga ministrat e Brendshem te vendeve te Bashkimit Europian dhe me pas te ratifikohet nga ana e Parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›