Topalli Opozita te mos beje vetevrasje
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli se bashku me nje grup deputetesh franceze qe njekohesisht jane edhe anetare te Shoqates se Miqesise France-Shqiperi kane inspektuar piken e perbashket kufitare te Shqiperise dhe Malit te Zi ne Muriqan. Kjo pike kalimi eshte e vetmja pike kufitare ne Ballkan e perbashket mes dy shteteve dhe eshte nje model projekti-pilot i financuar nga Bashkimi Europian. Nga Muriqani Kryetarja e Parlamentit ka folur dhe per zhvillimet politike ne vend. E pyetur nga gazetaret per diten e sotme kur eshte dhe afati i fundit dhene nga SHBA per miratimin e ligjit te Gjykates Administrative kryeparlamentarja u pergjigj se ky ligj ka nje vit qe e pret opoziten per tu miratuar dhe miratimi i tij eshte thelbesor per te luftuar korrupsionin. Miratimi i ketij ligji eshte i domosdoshem shpresoj qe neser sot te votohet pasi nese opozita nuk e miraton do te ishte nje vetevrasje.