Dedja Politika nuk do te kete ndikim ne Kushtetuese
Kreu i ri i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja beri me dije dje se institucioni qe ai drejton do te zbatoje me korrektesi Kushtetuten. Deklarata e kreut te ri te Kushtetueses vjen ne nje moment delikat per ceshtje te rendesishme si ligji i pronave ligji antimafia apo kutite e votimit. Kryetari Dedja garanton se partite qofte te djathta apo te majta nuk do te kene asnje ndikim ne vendimmarrjen e nente gjyqtareve. Qellimi do te jete ai ligjor zbatimi me korrektese i Kushtetutes dhe i ligjeve te ketij vendi. Nuk ka rendesi se cila force politike inicion procesin. Rendesi ka se kujt i takon e drejta. Nuk kam qene dhe nuk kam per te qene ndonjehere pjese e ndonje formacioni politik. Se dyti do te luftoj qe ne institucion qe drejtoj te mbizoteroje vetem profesionalizmi dhe jo politika tha Dedja. E vene shpesh ne shenjester per vendimmarrjet e saj por dhe per mandatet e skaduara te disa prej anetareve sipas kryetarit Kushtetuesja funksionon me kapacitet te plote. Puna e saj ndryshe nga sa pretendon politika nuk eshte bllokuar asnjehere. Puna ne Gjykaten Kushtetuese nuk eshte bllokuar dhe nuk ka per tu bllokuar per asnje moment sepse Kushtetuta ka parashikuar shprehimisht se gjyqtaret te cileve u ka mbaruar mandati vazhdojne deri ne momentin e zevendesimit nga gjyqtari pasardhes. Ne cdo moment gjyqtaret konsiderohen ne detyre derisa nuk jane zevendesuar tha Dedja. Si nje nder me te rinjte ne moshe por dhe ne detyre Bashkim Dedja mori drejtimin e Kushtetueses nje jave me pare. Pas nje karriere 17-vjecare ne gjyqesor ai u perzgjodh nga Presidenti Topi fillimisht per te qene anetar dhe me pas kryetari i gjykates kryesore te vendit. Kryetari i ri dhe ish-kryetari Vladimir Kristo zhvilluan gjithashtu edhe nje takim te perbashket edhe me administraten e Gjykates Kushtetuese. Ne kete takim ish-kryetari Kristo beri nje vleresim te veprimtarise dhe punes se kryer nga kjo administrate ne periudhen e drejtuar prej tij duke e cilesuar ate si shume serioze dhe me nje shkalle te larte profesionalizmi qe i pergjigjet me se miri pozicionit te Gjykates Kushtetuese ne hierarkine e institucioneve kushtetuese te vendit. Kryetari i ri u shpreh se eshte nje nder dhe privilegj por njekohesisht edhe pergjegjesi e larte te jesh ne krye te institucionit te Gjykates Kushtetuese duke shprehur edhe angazhimin maksimal per konsolidimin e metejshem te jurisprudences dhe imazhit te ketij institucioni si brenda ashtu edhe jashte vendit.