E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guti-Real: Faleminderit: Zemra ime mbetet këtu

Lamtumira

Pas 25 vjetësh karrierë dhe jetë me skuadrën e Realit të Madridit, mesfushori Guti vendos të largohet nga skuadra “merengues”. “Largohem me bindjen se familja e Realit do të më dojë ende dhe kjo është më e rëndësishmja”, deklaroi lojtari në konferencën e tij të fundit për shtyp nga Bernabeu. Guti nuk e përcaktoi destinacionin e tij, por la të kuptohej se ai mund të transferohej te Superliga turke, ku e pret Beshiktashi i trajnerit Bernd Shuster, ish-trajner i Realit të Madridit dhe adhurues i lojës së Gutit. “Kam marrë një ofertë interesante nga Beshiktashi, por ende nuk kam vendosur”, përfundoi 33-vjeçari. Tashmë ish-mesfushori madrilen, ka sigluar 5 kampionate dhe 2 Liga Kampionesh me fanellën e Realit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›