E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodgson: Torres? Smund ta bind të qëndrojë

Liverpul

Liverpuli e nis nga Roiy Hodgson, por menaxheri anglez ia delegon klubit çdo përgjegjësi në lidhje me shitjen e xhevahireve të tij, si ajo e sulmuesit spanjoll, Fernando Torres, për të cilin gjatë merkatos së kësaj vere është folur jashtëzakonisht shumë: “Unë mund të bëj shumë pak për ta mbajtur Torresin në skuadër. Ai e ka me klubin, jo me mua”, ka thënë trajneri i ri i “The Reds” për të përditshmen angleze “News of the World”. Gjithsesi këto fjalë shpjegon se shanset, që Torres të largohet janë shumë të mëdha. Duket se edhe vetë lojtari e kërkon një gjë të tillë. Për të interesohen prej kohësh disa skuadra, ku spikat insistimi i Mançester Sitit të Roberto Mançinit, Mançester Junajtid dhe njëkohësisht edhe Interi, i drejtuar nga ish-trajneri i tij, Rafa Benitez.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›