E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha darkë në shtëpinë e Ilir Metës

Vizita vjen në një kohë që pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë për dënimin ose jo të tij.

Koha e gjatë e qëndrimit, thuhet se i është kushtuar një darke që kryeministri ka patur me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleatin kryesor në qeverisje. Kërkohet qeli për Ilir Metën. Më datë 16 janar në orën 13:00 pritet të jepet vendimi përfundimtar ndaj kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nëse do të shkojë në burg, apo do të shpallet i pafajshëm.

Prokuroria mbylli dosjen hetimore ndaj Metës në lidhje me videon e transmetuar më 11 janar të vitit të shkuar, ku transmetohej biseda midis Metës dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, për dhënien me koncesion të hidrocentraleve, nga ku do të merreshin shuma të mëdha.

Prokuroria kërkoi 2 vite burg dhe 1 milion lekë gjobë ndaj Metës, teksa do t’i duhet të paguaj edhe shpenzimet procedurale. Ish/zëvendësi i kryeministrit Sali Berisha, shpallet fajtor për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë të shtetit dhe për këtë arsye, kërkohen dy vite burg. Prokurori Bujar Sheshi, tha në seancë se videoja ishte origjinale, përkundër pretendimeve të avokatëve. /Start/

                                                                                             2012-01-13 08:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›