Ekstradohet nga Athina një 27-vjeçar

Brahim Telha, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin të datës 05.03.2008, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Kanosjes“ dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Shtetasi Brahim Telha, është shpallur fajtor pasi në datën 03.10.2007, ka goditur dhe kanosur bashkëshorten e tij E. T., për motive xhelozie, si dhe e ka kërcënuar atë me thikë dhe me armë zjarri të tipit kallashnikov, duke e mbajtur nën presion.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 11.04.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/
2012-01-13 08:26