Berisha deklaron rishikimin e buxhetit të 2009-ës
Berisha theksoi se gjatë këtij viti të ardhurat u rritën ndjeshëm, dhe hedhi poshtë pretendimet e opozitës se ka kryer investime elektorale.
“Do rishqyrtojmë buxhetin e këtij viti. S’kemi bërë investime elektorale. Pavarësisht efekteve të krizës, të ardhurat u rritën këtë vit me 7%”, ka pohuar Berisha. Ndërkohë, Kryeministri e argumentoi rritjen e defiçitit buxhetor me punën e dobët që kanë bërë sipas tij tatimet dhe doganat, ndërkohe që ka premtuar uljen e tij.
“Defiçiti u rrit nga puna jo e mirë e tatimeve dhe doganave që shkaktuan 165 milionë dollarë humbje. Zotohem se këtë vit defiçiti s’do të kalojë 4.2 për qind, ndërkohë që në 2012-ën do të jetë 3%”, ka shtuar Berisha.