E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy pasagjere të plagosura nga breshëritë e automatikut

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur paraditen e sotme kur furgoni i linjës Shëllijë-Burrel është qëlluar me automatik nga një person i paidentifikuar. Pasagjerët e tmerruar janë fshehur ku të munden brenda mjetit, por, për fat të keq dy gra pasagjere kanë mbetur të plagosura. Autori i çmendurisë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që aty ka mbërritur policia e cila po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij. Dy gratë e plagosura janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të Burrelit për të mundësuar kapjen e autorit, ndërkohë që shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›