Berlin: S'ka më ndihma për Greqinë, çdo gjë ka limite!

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, ka përjashtuar një program të ri ndihmash për Greqinë, edhe pse vendi gjendet "në një situatë shumë të vështirë".
"Nuk mund të ndihmohet, nuk mund të ndryshojmë përsëri programet, ka limite", ka pohuar Schaeuble përpara vizitorëve dhe gazetarëve në ditën e ‘portave të hapura’ të ministrisë së tij në Berlin, bën të ditur agjencia e shtypit, Bloomberg.
Prodhimi i brendshëm bruto i Greqisë është pakësuar në 20% në 4-5 vite dhe papunësia ka arritur nivele rekord.
Athina ka marrë dy hua në një total prej 240 miliardë eurosh nga koha kur shpërtheu kriza dhe tani është duke tentuar të shëndoshë bilancin me një plan drastik reformash. "Shumë janë duke thënë të mbyllet një sy në konfront të reduktimit të borxhit për të shpëtuar euron – ka thënë Schaeuble – por kjo vetëm mund ta spostojë problemin për nesër".