Bajrami, Nishani: Të ruajmë vlerat e familjes

“Është kënaqësi e madhe, sigurisht edhe nder, që urimin e parë si President i Republikës t’jua drejtoj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe bashkëkombësve të mi: Gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Bajrami i Madh vjen pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, të sakrificës, të paqes dhe dashurisë për njëri- tjetrin”, thotë Nishani.
Ai shton se kjo festë është një rast për të reflektuar për vlerat e familjes dhe bamirësisë. “Ky është një rast për të festuar, kur myslimanët bashkohen për të reflektuar vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe komunitetit. Me rastin e kësaj feste të madhërishme, uroj për më shumë paqe, tolerancë, begati, harmoni dhe shëndet! Nëpërmjet besimtarëve myslimanë gjej rastin të uroj të gjithë popullin shqiptar që ka shfaqur gjithmonë një nga virtytet e tij më të mëdha, bashkëjetesën fetare!”, shkruan Kreu i Shtetit.
Nishani thotë se besimi është një nga cilësitë më të çmuara që ka njeriu dhe që e ka çuar njerëzimin përpara. “Le ta ruajmë këtë besim në breza dhe ta përmirësojmë në raport me njëri-tjetrin. Edhe njëherë ju uroj ju besimtarë dhe të gjithë shqiptarëve paqe, harmoni, shëndet dhe mirësi!”, përfundoi ai. /S.Ll/Start
2012-08-19 09:48