Mbyllet votimi. KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje, 37.87 për qind
PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi si proces të rregullt zgjedhor votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave. Në balotazhin e 13 dhjetorit votuan 37. 88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
“Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë dalë sot në votim është 376 mijë e 337 persona ose 37. 88 për qind”, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nesrin Lushta në konferencën për gazetarë.
Incidentet e evidentuara edhe nga shoqëria civile janë vlerësuar si minore dhe pa ndikim në procesin e tërësishëm zgjedhor. “Procesi i balotazhit ka shkuar në rregull. Vendvotimet kryesisht janë hapur me kohë. Ka pasur shumë vonesa të vogla vetëm në dy vendvotime. Dalja e qytetarëve ka qenë e mirë”, tha Lushta.
Megjithatë, pjesëmarrja në balotazh, sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, është më e madhe sesa në balotazhin e 2007-ës.
KQZ-ja ka evidentuar disa incidente të vogla, që, sipas kryeshefit ekzekutiv, Xhemajl Peqani, nuk do të ndikojnë në procesin e tërësishëm zgjedhor.
Rrjeti i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim”, që po monitoron edhe raundin e dytë të zgjedhjeve, bëri të ditur se trendi i daljes në votime është më i ulët sesa më 15 nëntor.
Ky rrjet evidentoi disa parregullsi, si “rrahje të simpatizantëve, duel verbal mes vëzhguesve, votime të dyfishta e familjare”.
Votimet për balotazh po monitorohen edhe nga vëzhgues të misionit evropian ENEMO.
(m.a/rtk/BalkanWeb)