Berisha deputeteve Intensifikim dialogut per vizat
Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje nga deputetet intensifikimin e metejshem te dialogut me qytetaret shqiptare me qellim njohjen e tyre me pergjegjesite dhe detyrimet qe rrjedhin nga procesi i liberalizimit te vizave. Berisha i falenderoi per punen e deritanishme por sipas tij eshte shume e rendesishme qe dialogu te intensifikohet dhe me tej. Kjo - tha ai - ne menyre qe te mos mbetet asnje qytetar shqiptar pa pasur te qarte si momentin historik te ketij akti ashtu dhe te gjitha pergjegjesite e detyrimet qe i rrjedhin atij dhe mbare shoqerise shqiptare nga ky vendim qe prek me shume se cdo gje tjeter pas renies se perdes se hekurt dhe rrit me shume se cdo gje tjeter lirite dhe dinjitetin e qytetareve shqiptare. Une kam bindjen me te thelle se shqiptaret do ta presin kete dite dhe kete moment ne menyren me dinjitoze - u shpreh z. Berisha.