E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosoves Maldivet lobim ne Azine Jugore

Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto takuan dje ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Maldiveve z. Ahmed Shaheed. Ne takim ministri i Jashtem z. Ahmed Shaheed shprehu vleresimet dhe admirimin per punen e madhe te bere nga qeveria shqiptare nen drejtimin e Kryeministrit Berisha ne demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik te vendit duke theksuar se sukseset e Shqiperise jane per tu marre shembull. Duke folur per ceshtjen e Kosoves ministri Shaheed u shpreh se Maldivet do te punojne ne rajonin e Azise Jugore per njohje te metejshme te shtetit te Kosoves duke e pare ate ne kontekstin e ruajtjes dhe pavaresise se shteteve te vogla. Ministri i Jashtem i Maldiveve Shaheed shprehu gjithashtu interes per forcimin dhe zgjerimin e bashkepunimit dypalesh duke vene theksin tek bashkepunimi ne fushen e turizmit dhe edukimit vecanerisht tek mundesite e studenteve te Maldiveve per te studiuar ne universitetet shqiptare. Ndersa ministri Haxhinasto falenderoi homologun per kontributin e tij per promovimin dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit nepermjet njohjes se shtetit te Kosoves si dhe lobimit per njohjen e saj nga vendet e tjera. Republika e Maldiveve eshte nje nga 71 vendet qe e kane njohur Republiken e Kosoves dhe ka vendosur marredhenie diplomatike me te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›