E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet klinika e specialiteteve

Autori i Lajmit: red.
Persona, ende të paidentifikuar nga policia, kanë grabitur në të gdhirë të ditës së djeshme Klinikën e Specialiteteve në qytetin e Elbasanit, e cila ofron një numër shërbimesh për banorët e këtij rrethi. Burime nga policia bënë të ditur se është ngritur një grup i posaçëm hetimi dhe nga hetimet e deritanishme në vendngjarje rezulton se autorët e këtij krimi kanë hyrë nga dritarja e katit të dytë të godinës trikatëshe të klinikës, duke vjedhur aparatin okulistik dhe një shumë lekësh nga arka e këtij institucioni. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Klinika e Specialiteteve ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Drejtorisë së Policisë, dhe vjedhja është sinjalizuar në polici nga roja e këtij institucioni.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›