Vdekja e 25-vjeçares, grup i posaçëm hetimi
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e rrethit të Sarandës nisi dje hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së nënës së tre fëmijëve të mitur, 25-vjeçares Enkelejda Osmani, e cila humbi jetën një ditë më parë në mjediset e maternitetit të Sarandës. Sipas burimeve nga organi i akuzës në qytetin bregdetar, mëshet se denoncimin e ka kryer personalisht drejtori i spitalit civil “Petro Nako”, Arben Vogli, i cili ka kërkuar ndihmën e organeve të specializuara. Sipas të njëjtave burime, mësohet se pas kallëzimit penal të drejtorit të spitalit, oficerët e Prokurorisë bllokuan në shtëpinë e lindjes Kristo Kalivopulli kartelën mjekësore të së ndjerës Enkelejda Osmani. Së shpejti, mjekja gjinekologe Çezarina Bozho do të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitares për të sqaruar pozicionin e saj lidhur me këtë ngjarje. Dy ditë më parë, në shtëpinë e lindjes së Sarandës, ndërroi jetë në rrethana ende të pasqaruara 25-vjeçarja Enkelejda Osmani, nga fshati Xarrë i rrethit të Delvinës, nënë e tre fëmijëve. Fëmijën e tretë ajo e kishte lindur para një jave, me operacion, në shtëpinë e lindjes së Sarandës.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008