Prokurori Zamir Shtylla: “Po shpifin ulët ndaj meje”
Autori i Lajmit: red.
Reagon prokurori Zamir Shtylla pas akuzave të ngritura në adresë të tij, duke vënë në funksion të mbrojtjes së tij profesionin Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka përdorur një detaj të pakontestueshëm gjatë argumentimit. Sipas tij, akzuat e Gëzim Peshkëpisë janë të pavërteta. Ndërsa si argument Shtylla ka përdorur deklarimin e akuzuesit të tij. Sipas tij, “deklarimi publik në media se z.Gëzim Peshkopia, është hetuar prej meje në vitin 1975, është i pavërtetë, dhe ritheksoj edhe një herë se me këtë person nuk kam pasur asnjë raport, të lidhur me punën time. Unë kam filluar punë në gusht të vitit 1976, një vit më vonë nga sa z.Peshkopia pretendon se është hetuar”.
Reagimi
“Përpjekjet e bëra së fundi, duke më atribuuar veprime që nuk janë kryer prej meje, i konsideroj abuzive, për të denigruar figurën time dhe presion për shkak të detyrës zyrtare që aktualisht kryej”. Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Zamir Shtylla, deklaroi dje se është përballur me shpifje për ushtrimin e detyrës së tij në të kaluarën. Në një njoftim për shtyp nga organi qendror i akuzës mësohet se Zamir Shtylla reagoi mbi akuzat e bëra publike nga shtetasi Gëzim Peshkopia. Ky i fundit, në një intervistë dhënë dje në media, tha se në periudhën e diktaturës ishte keqtrajtuar dhe torturuar nga një hetues që e identifikoi si Zamir Shtyllën, duke shtuar se, sipas tij, është e papranueshme që të tillë persona të mbajnë aktualisht funksione të larta shtetërore. “Pasi u njoha me intervistën e z.Gëzim Peshkopia, sqaroj se deklarimet e tij në lidhje me personin tim, janë të pavërteta, - thotë Shtylla në prononcimin e tij. “Gjatë gjithë karrierës sime, si hetues dhe prokuror, - vijon Shtylla, - nuk kam pasur proces hetimor me Gëzim Peshkopinë, dhe pjesëtarë të familjes së tij”. Shtylla vijon duke sqaruar se “deklarimi publik në media se z.Gëzim Peshkopia është hetuar prej meje në vitin 1975, është i pavërtetë, dhe ritheksoj edhe një herë se me këtë person nuk kam pasur asnjë raport të lidhur me punën time. Unë kam filluar punë në gusht të vitit 1976, një vit më vonë nga sa z.Peshkopia pretendon se është hetuar”. Në fund të prononcimit të tij, z.Shtylla vlerëson se “përpjekjet e bëra së fundi, duke më atribuar veprime që nuk janë kryer prej meje, i konsideroj abuzive, për të denigruar figurën time dhe presion për shkak të detyrës zyrtare që aktualisht kryej”.
Kundërpërgjigjja
Menjëherë pas deklaratës së prokurorit ka reaguar Gëzim Peshkëpia. Ky i fundit ka pohuar se “komunikon edhe një herë me opinionin publik për shkak të akuzave të adresuara ndaj personit tim nga ana e ish-hetuesit famëkeq të regjimit komunist, Zamir Shtylla. Rikonfirmoj atë që kam deklaruar në intervistën dhënë televizionit kombëtar “Klan” në datën 21.12.2008”,- deklaroi ai. Më pas Pëshkëpia deklaroi: “Rikonfirmoj edhe një herë dëshminë time për hetuesinë çnjerëzore dhe rrahjet barbare që kam pësuar nga hetuesi Kosta Gazeli, duke rikonfirmuar gjithçka kam deklaruar për prokurorin Zamir Shtylla dhe për të gjithë ata përsekutorë të tjerë, që me një zell më të madh se vetë linja zyrtare e diktaturës, kanë ushtruar të njëjtat tortura mbi miqtë e mi të burgosur politikë. E vetmja gjë abuzive në të gjithë këtë histori, është fakti se sot Shtylla dhe shokët e tij vazhdojnë që të jenë aktivë në sistemin e drejtësisë shqiptare. E vetmja gjë e pavërtetë në këtë histori, është pretendimi i Shtyllës dhe shokëve të tij se po u denigrohet figura dhe integriteti personal dhe profesional, cilësi të cilat nuk i kanë pasur kurrë”, - deklaron Peshkëpia në njoftimin e tij.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008