E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dërgon ministrat te Topi për dekretim



Kryeministri Berisha ka dërguar dje në Presidencë emrat e ministrave të rinj për të marrë dekretimin nga Presidenti i Republikës. Kreu i qeverisë ka propozuar emërimin në postin e zëvendëskryeministrit, Genc Pollon dhe lirimin e tij nga posti i ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, kryeministri i ka propozuar Presidentit Topi emërimin në postin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, deputetin Fatos Beja, dr. i Shkencave Filologjike, si dhe emërimin në postin e ministres së Shëndetësisë të prof. as. dr. e Shkencave, Anila Godo dhe lirimin nga kjo detyrë të Nard Ndokës. Pritet që Presidenti të dekretojë së shpejti emrat e ministrave të propozuar nga kryeministri dhe miratimi i tyre në seancë parlamentare.

24 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›