E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dëshmon në SPAK për 21 Janarin: Garda veproi nga vendroja, nuk pati urdhër për zjarr

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ku qëndroi për rreth dy orë për të dhënë dëshmi lidhur me ngjarjet e 21 Janarit 2011.

Pas daljes nga SPAK, Berisha bëri një deklaratë për mediat, duke akuzuar organizatorët për dhunën e protestës së asaj dite.

Gjatë dëshmisë së tij, Berisha kujtoi momentet e protestës kur, sipas tij, ishte i rrethuar dhe i sulmuar me gurë.

“Unë isha njeriu i rrethuar, dritaret e Kryeministrisë u goditën me gurë, u kërkua të përmbyset pushteti im, të largohem ose të kalohet mbi kufoma. Këto janë të dokumentuara,” u shpreh ai. Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2009, ish-kryeministri theksoi se ato kishin plotësuar standardet kryesore ndërkombëtare të OSBE/ODIHR për zgjedhje të lira, ndërsa akuzoi Ramën se kishte synim përmbysjen e pushtetit. “Edi Rama, me epshet e pushtetit, kërkonte të përmbyste,” deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi thirrjen e tij si person me dijeni një procedurë normale, por jo transparente.

Berisha komentoi edhe mënyrën e publikimit të fletëthirrjes nga SPAK, duke akuzuar drejtuesin e institucionit, Altin Dumani, se e shpërndau në media për arsye politike.

“Kjo është procedurë normale ama nuk është procedurë publike. Të thërret dhe shkon. Por Altin Dumani ja shpërndau mediave para meje. Një procedurë që është krejtësisht diskrete dhe s’ka lidhje me mediat, ky e bën publike për leverdi të Ballukut dhe Ramaduros, që njerëzit mos të shohin skandalin e Llogarasë, por të merreshin me faktin që Sali Berisha dëshmon pas 13 vitesh,” tha ai.

SPAK e thirri Berishën pas dy fletëthirrjeve të mëparshme, të dorëzuara më 3 dhe 7 nëntor në banesën e tij, në selinë e PD-së dhe në Kuvend. Vetë Berisha ka deklaruar se nuk ishte thirrur më parë për këtë çështje.

Ngjarja e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, mbetet një nga episodet më të debatueshme të tranzicionit politik shqiptar.

Ai shtoi se autoritetet ndërkombëtare, përfshirë SHBA, kishin deklaruar se më 21 janar Partia Socialiste kishte një axhendë dhune. “Kjo është e vërteta. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve dhe plagosjen e mbi 120 policëve,” u shpreh Berisha.

Gjatë dëshmisë së tij, Berisha shtoi se autoritetet ndërkombëtare, përfshirë SHBA, kanë deklaruar se më 21 janar Partia Socialiste kishte një axhendë dhune.

“Kjo është e vërteta. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve dhe plagosjen e mbi 120 policëve,” u shpreh Berisha.

Berisha rrëfeu edhe një episod nga ngjarjet e 21 Janarit, duke thënë se në ato momente Lulzim Basha dhe komandanti i Gardës i kishin kërkuar që të evakuohej nga Kryeministria, por ai nuk pranoi.

“Basha dhe komandanti i Gardës më kërkuan të evakuohesha, por unë nuk pranova,” tregoi ish-kryeministri.

Ai shtoi se Garda nuk kishte vepruar me urdhër politik dhe se ushtarët nuk kishin qëlluar nga brenda godinës.

 “Ushtarët e Gardës nuk kanë qëlluar nga brenda. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Kurrë. Nuk mund të jepet urdhër,” deklaroi Berisha.

Berisha, duke u ndalur tek roli i ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi, kujtoi se një ditë pas protestës ai ishte paraqitur me sy të nxirë, duke theksuar se kishte qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës.

“Më mirë se kushdo tjetër çfarë ka ndodhur e shpjegon secili person që e ka përjetuar. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe, në vlerësimin tim, ai ka bërë të pamundurën që të përmbushë detyrimet ligjore të tij,” tha Berisha.

I pyetur se kush kishte dhënë urdhrin për të qëlluar me fishekë luftarakë dhe jo manovër, Berisha e mohoi kategorikisht ekzistencën e një urdhri të tillë.

“Ai urdhër është në mendjen tuaj, nuk e ka dhënë njeri, ju garantoj,” u shpreh ai.

Ndërsa i pyetur për ekzistencën e një audio lidhur me ngjarjen, Berisha e cilësoi atë si trillim.

“Ai urdhër është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë,” deklaroi ish-kryeministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›