Berisha dhe Arvizu ne Durres per te ndjekur filmin e regjisorit hollivudian Coppola

Kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu kanë shkuar sonte në mbrëmje në Festivali Ndërkombëtar Veror të Filmit, që po zhvillohet në Durrës për të ndjekur filmin “Rini pa rini” të regjisorit hollivudian, Fransis Ford Coppola. Regjisori i madh do të nderohet sot me çmimin e Karrierës si novatori i madh i kinemasë botërore, në një ceremoni të veçantë në mjediset e Amfiteatrit të lashtë të qytetit bregdetar.
Filmi “Rini pa Rini” ka protagonist aktorin, Tim Roth në rolin e Dominic Matei, një profesor gjuhësie në moshë, që i mbijeton një ngjarjeje kataklizmike dhe çuditërisht bëhet sërish i ri. Rinimi fizik i Dominic-ut shkon paralelisht me intelektin e tij tepër të zhvilluar, çka tërheq vëmendjen e shkencëtarëve nazistë, duke e detyruar të largohet.
Në arrati, bashkohet me dashurinë e humbur, Lauran dhe punon për të përfunduar kërkimin rreth origjinës së gjuhës njerëzore. Kur kërkimi vë në rrezik mirëqenien e Lauras, Dominic vihet mes dy alternativash: të zgjedhë punën ose dashurinë e jetës. Regjisori hollivudian mbërriti dje për herë të parë në vendin tonë. Në mbrëmje ai zhvilloi dy takime, njërin prej të cilëve me kineastë të rinj në sallën e tetrit “Aleksandër Moisiu”, ndërsa tjetrin me intelektualë, aktorë dhe artistë të qytetit bregdetar.