E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Rama ultimatum operatoreve per abonete

Rama ishte per inspektime sot ne nje rruge ne Tirane te dedikuar per autobuset nga ku ka kerkuar qe te gjithe qytetaret qe kane kartat falas te mirepriten ne te gjitha linjat e transportit urban ne Tirane.

Eumlshte patolerueshme mungesen e aboneve per qytetaret. Do te merren te gjitha masat per kompanite e transportit urban duke i ndeshkuar edhe me gjobe operatoret tha Rama.

Ai kerkoi qe qeveria duhet te rishikoje edhe njehere taksen e importeve si dhe kreditimin e TVSH-se per mjetet e transportit urban. Sipas kontratave te rinovuara me Bashkine operatoret private kishin kusht permbushjen e normave qe synojne rritjen e cilesise se transportit urban duke rritur keshtu investimet. Ndersa si detyrim ndaj tyre Bashkia ne kontratat e nenshkruara duhet te niste menjehere punen per krijimin e korsive te vecanta per Bus me qellim rritjen e shpejtesise se levizjes.

Nderkohe kryeministri Sali Berisha shkoi me tej kur tha se duhet te ndiqen penalisht operatoret e transportit publik pasi nuk kane pajisur me abone qytetaret.

Duke e konsideruar kete nje situate te patolerueshme dhe cnjerezore Berisha tha se ne kete menyre Tirana behet qyteti i vetem ne bote qe nuk u jep lehtesira abonese.

Ata nuk mund te heqin abonete ne menyre te njeanshme dhe nuk mund te abuzojne me detyrimin kontraktual qe kane. Operatoret e transportit urban duhet te ndeshkohen ne menyre shembullore te hapet tregu dhe te vendoset si kusht aboneja dhe respektimi i saj tha Berisha.

Nga data 1 nentor 2010 operatoret e transportit publik ne kryeqytet nuk kane shperndare abone dhe nuk kane njohur kartat e invalidit dhe veteranit. /S.Ll/Start/

2010-11-03 1540

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›