E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Shqiperia etnike ne Le figaro

Prestigjizoja franceze “Le Figaro” e cilëson të guximshme dhe thyerje të një tabuje, shpalosjen nga kryeministri i Shqipërise Sali Berisha të idesë së Shqipërisë së madhe të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë.
“Gjatë përvjetorit të 100 të Shqipërisë, kryeministri i saj i paoksidueshëm shpalosi flamurin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve të Kosoves dhe Maqedonisë. Ai guxoi! Në moshen 68 vjeçare shefi i qeverisë së Tiranës Sali Berisha foli papritur për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, njeriu që mposhti diktaturën e çmendur komuniste në fillim të viteve ’90, i rikthyer si kryeministër në vitin 2005 theu një tabu, kur tha se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, duhet të bashkohen me vëllezerit e tyre të Tiranës”.
Për “Le Figaro”, ky është pikërisht momenti që flamuri i Shqipërisë së madhe, dikur i valëvitur vetëm nga duar ekstremistësh, merr një tjetër dimension. Çfarë mund të ngjizë për këtë shkak siç shkruan prestigjozja franceze, frikë tek Serbia dhe Greqia.
“I sprovuar dhe i duruar Sali Berisha priti ditën e tij”!.
“Le Figaro” shkon më tej kur thotë se këto festime në një përvjetor të rëndësishëm i dhane rastin Sali Berishës të gdhendë staturën e tij historike duke përhapur mesazhe dhe simbole.
Prestigjozja, rrëfen përpjekjen disa vjeçare të kryeministrit të Shqipërisë për të kthyer eshtrat e Mbretit Zog në Shqipëri dhe vizitën në Shkup në vigjilje të pavaresise, (25) kur përpara një turme prej 10 mijë personash, siç citohet, u fol për Shqipërinë e Madhe, në Bashkimin Europian.
“Me ndihmën e BE, ne do të realizojmë projektin e bashkimit tonë kombëtar! U them fqinjëve të mos tremben nga bashkimi kombëtar i shqiptarëve”, citon” le Figaro kryeministrin shqiptar, por dukshëm i mëshon emocionit që shkaktoi në publik ky fjalim, ekzaltimit që prodhoi në turmën që i përgjigjej me thirrjet Shqipëria e Madhe.
Festën në Tiranë në 28 nëntor, le Figaro e përshkruan nisur nga sheshi i pushtuar nga turma e madhe e njerëzve. Presitigjozja franceze thotë se kudo në Ballkan shqiptarët, po shihen me një fije shqetësimi, por siç thekson Sali Berisha është shumë i kujdesshëm të mos ushqejë dyshime. Sipas “le Figaro”, Berisha ka luajtur gjithnjë në mënyrë paqësore, duke qenë se Shqipëria konsiderohet nga BE si një element stabiliteti në Ballkan. Por ideja e Shqipërisë së Madhe, për prestigjiozen franceze nuk është një ide që u ngjiz dhe përfundoi me mbylljen e festime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërise. Le Figaro e mbyll shkrimin e saj duke theksuar sesa më shumë do të rritet intensiteti i fushatës zgjedhore në Tiranë, aq më fort do të valëvitet nga lideri i djathtë flamuri i Shqipërisë së madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›