Gjirokastër, zjarr ne qendrën historike
Banoret dhe kalimtaret ne Qafen e Pazarit janë përfshirë nga paniku rreth orës 20:00 te mbrëmjes se te shtunës. Ne te njëjtën kohe ka rene një tjetër zjarr pranë nënstacionit elektrik, çka ka bere qe pjesa me e madhe e qytetit te zhytet ne errësirë, duke shtuar dhe me shume panikun. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka izoluar flaket por energjia i është kthyer qytetit te gurte vetëm pas me shume se një ore. Shume vizitore te huaj, janë bere pjese e kësaj situate te tensionuar, por qe gjithsesi kane vijuar konsumimin e darkës nen dritën e qirinjve. Vetëm gjate 24 orëve te fundit ne qarkun e Gjirokastrës kane rene 6 zjarre. Pavarësisht angazhimit te zjarrfikëseve flaket vazhdojnë te djegin ende kurorën e pishave mbi Parkun natyror te Viroit.