Berisha dhe ambasadoret
Nje lajm i botuar nga agjencia prestigjioze e lajmeve Balkan Insight rreth rekomandimeve te dy ambasadoreve te rendesishem te Perendimit per ekspertet e ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit po rihap debatin mbi ndikimin negativ qe mund te kene ne procesin zgjedhor disa diplomate perendimore ne Tirane. Edhe pse lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht nga palet serioziteti i agjencise dhe raporteve te saj me kete teme eshte e veshtire te vihet ne dyshim.
Sikur ta kishte parandjere kete lajm nje diplomat i larte perendimor pati dje takim me disa opinioniste te medies shqiptare dhe kur ky shqetesim u ngrit prej tyre e kundershtoi prere duke theksuar se vendet perendimore nuk aplikojne ne Shqiperi teorine e prioritetit te stabilitetit mbi demokracine.
Fakti qe ne te dy rastet diplomatet mbeten anonime edhe pse gati te gjithe e dime kush jane tregon se vertete ka nje rritje te delikateses se diplomateve per te mos marre pergjegjesi per ate qe mund te ndodhe ne Shqiperi me zgjedhjet nderkohe qe jane shume te perfshire ne deshtimin e dialogut politik ne vend.
Por pavaresisht delikateses qe ka krijuar deshtimi i mundshem i zgjedhjeve tek disa diplomate perendimore frika qe kane shume njerez te politikes dhe medies ne vend nuk eshte destabiliteti pas manipulimit te mundshem te zgjedhjeve por pranimi i ketij manipulimi si dicka qe e ofron Perendimi.
Ne Shqiperi per shembull ka nje ndjeshmeri shume te larte per qendrimet e SHBA-ve dhe nje pro-amerikanizem qe nuk e gjen thuajse ne asnje vend te globit. Berisha deri me sot ia ka dale te beje politike me diplomatet amerikane ne Tirane. Xhon Uidhers i cili mbronte hapur parimet e lirise qe aplikohen ne SHBA dhe qe kishte shpesh qendrime kritike ndaj Berishes e njollosi duke derguar deri letra ne Departament te Shtetit per largimin e tij. Lulezim Basha ne ate kohe Minister i Jashtem ndermori udhetim privat ne SHBA per te siguruar permes disa ish-diplomateve lobiste amerikane qe merren me biznese skrapi dhe demontime ne rajon qe ish-diplomati amerikan te zevendesohej ose se paku per te te thuhej qe i ka qendrime personale.
Ne te vertete Uashingtoni i injoroi keto perpjekje thuajse zyrtare te Berishes ne Tirane ato lexoheshin si nje beteje personale e Berishes kunder ish-ambasadorit. Zoti Uidhers iku kur i perfundoi mandati por pasardhesi i tij zoti Arvizu nuk pati te njejtin fat me Berishen. Ai u shfaq menjehere ne krah te tij dhe Berisha beri shume kujdes ta paraqiste kete ne opinion si vertetim i teorise se tij se ambasadori i meparshem kishte probleme personale me te dhe se kjo eshte SHBA e vertete pro-Berishes.
Ne te vertete SHBA eshte dhe duhet te jete nje mbeshtetese e palekundur e cdo qeverie shqiptare per shkak te raporteve tona historike por te gjithe e dime qe Berisha nuk e do SHBA-ne se mbeshtet qeverine e tij por e do per te justifikuar pushtetin e tij. Me sakte Berisha do te perdore raportet shume te mira qe ka me ambasadorin e SHBA-ve per ta perdorur ate si noter te zgjedhjeve me 9 maj.
Ketu qendron edhe problemi. Te gjithe dyshojne se nese ketu preken zgjedhjet me 9 maj njerezit do te dalin ne rruge dhe mund te kete humbje te stabilitetit. Une parashoh nje gje me te rende nese ne kete mes keqperdoret deri ne fund roli i SHBA-ve dhe diplomateve perendimore ne favor te pushtetit te Berishes.
Me e rende se destabiliteti me 9 maj do te ishte nje gelltitje ne heshtje i manipulimit si fat qe na e kane caktuar miqte tane perendimore. Ajo do te ishte nje gje shume me e rende se protestat apo destabilizimi. Per here te pare ketyre njerezve do tu jepej nje mesazh pervers qe u kujton se per hir te dashurise per Perendimin dhe endrres se tyre amerikane duhet te pranojne dicka qe ska te beje me parimet e Perendimit dhe lirise amerikane.
Ky eshte nje fund me i hidhur se cdo fund tjeter ne kete vend pasi kjo do te jete vdekja klinike e demokracise ne Shqiperi. Asnje diplomat perendimor nuk angazhohet zyrtarisht per kete fund te hidhur. Askush prej tyre perfshi dhe ambasadorin e SHBA-ve nuk angazhohet personalisht per te mbeshtetur Berishen. Por Berishes pak i intereson kjo.
Atij i intereson perceptimi tek njerezit perceptim qe ai e prodhon me medien e vet dhe sjelljet e tij publike. Atij i intereson vetem qe keta diplomate te flasin anonime te mos thone asgje kunder tij publikisht dhe ta lene te qete. Te tjerat ai i rregullon vete. I rregullon aq mire sa dhe diplomatet perendimore do te cuditen me 9 maj kur ta shikojne veten aleate te njeriut te gabuar qe mund te vere dore mbi zgjedhje per here te n-te ne kete vend.
Berisha nuk do ndihmen e tyre per te vjedhur vota nuk do paret e tyre per vezhgues nuk do miliona prej tyre per investime ai do vetem nje gje te mos flasin kunder tij dhe te mos e pergenjeshtrojne fushaten e tij manipuluese me rolin e Perendimit ne kete histori te piste elektorale. shte pikerisht kjo arsyeja qe diplomatet jane konfuze dhe nuk dine te mbajne nje qendrim publik te qarte dhe te bashkuar ndaj kesaj qe po ndodh. Ata po shkruajne dhe po flasin pas perdes me shenja qe mund ti lexosh si te duash. Sic i do Berisha.