E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet perpara zgjedhje te 8 majit

Koalicioni i Vezhguesve Vendore 2011 nje bashkim organizatash jo-qeveritare dhe jo-politike ka monitoruar situaten parazgjedhore ne vend duke evidentuar se sere problemesh qe mund te ndikojne procesin zgjedhor te 8 majit. Ne raport vihet theksi tek klima politike teper e politizuar e cila ka nisur qysh prej Zgjedhjeve Parlamentare te 28 qershorit 2009.

Ne nje mjedis teper konfliktual negociatat midis pozites dhe opozites kane rezultuar te pasuksesshme per te arritur nje marreveshje per formimin e nje komisioni hetimor deri ne momentin kur me nje vendim te dates 29 dhjetor 2010 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me nje vendim me shumice te thjeshte vetem te anetareve te emeruar nga pozita dhe te kontestuar fort nga opozita asgjesoi fletet e votimit te zgjedhjeve te vitit 2009 dhe dergoi listat e zgjedhesve ne arkivin e shtetit vendim i cili filloi zbatimin e tij me date 7 janar 2011-thuhet ne raport.

Sipas tij demonstrata e 21 janarit ku humben jeten kater protestues eshte nje ceshtje ne hetim nga prokuroria por te dyja forcat politike kane akuzuar njera-tjetren.

Me date 30 Mars u thirr tryeza e partive parlamentare ne ambientet e Kryesise se Kuvendit ku negociatat deshtuan serish dhe marreveshja u firmos vetem nga partite e koalicionit te djathte.

Ne kete marreveshje vihen re pika te panevojshme te cilat vendosin rolin dhe vullnetin e partive politike mbi ate te zbatimit te ligjit si pikat mbi angazhimin per te zbatuar dhe respektuar ligjin apo kerkesat e Kodit Zgjedhor nderkohe qe eshte element paresor detyrimi per te respektuar dhe zbatuar ligjin nga te gjithe aktoret individe apo subjekte elektorale ne pushtet apo ne opozite- thuhet ne raport.

Nje tjeter problem i konstatuar eshte funksionimi i KQZ-se. Qe ne momentin e marrjes se vendimit per asgjesimin dhe djegien e fleteve te votimit te perdorura ne zgjedhjet parlamentare te 2009 tre anetaret e KQZ-se respektivisht nen/kryetari dhe dy anetaret te propozuar nga opozita kane braktisur vendet e tyre ne komision.

Pergjate kesaj periudhe te funksionimit te KQZ-se rezultojne me teper se dhjete akte me karakter normativ te miratuara me shumice te thjeshte te cilat sipas nenit 24 pika d te Kodit Zgjedhor duhet te merreshin me shumice te cilesuar prej pese votash- thuhet ne raport.

Per sa i takon listave te votuesve raporti ve re se Ne disa raste listat paraprake jane vendosur ne vende jo te papershtatshme duke u demtuar dhe bere te palexueshme. Jane verejtur levizje te vendbanimeve nga nje njesi vendore ne tjetren me synime te qarta politike nderkohe qe duke mos pasur akses ne perditesimin e listes nuk mund te thuhet me siguri nese keto ndryshime reflektohen ne Listen e Zgjedhesve apo jo.

Rast flagrant mbetet zhvendosja e votuesve ne ZAZ 62 ne komunen Vllahine nga presioni qe kreu i kesaj komune ka ushtruar ndaj punonjesve te Naftes me kercenimin se do ti hiqte nga puna.

Kater incidentet ne prag te fushates
Kodi Zgjedhor parashikon se fushata elektorale fillon 30 dite perpara dates se zgjedhjeve dhe mbaron 24 ore perpara saj kur fillon edhe heshtja elektorale.

Pavaresisht ketij kufizimi ligjor partite kryesore si PD LSI PS PDIU etj. e kane nisur fushaten elektorale me takime e mitingje elektorale. Incidentet me arme te ndodhura ndaj kandidatit te PD per Komunen e Dajtit me date 31 Mars perplasja mes dy kandidateve te komunes Kala e Dodes me date 27 mars plagosja e kandidatit per kryetar komune ne Balldren te Lezhes me date 2 Prill plagosja e Drejtorit te Inspektoratit te Policise Bashkiake ne Tirane me 4 prill faktojne afrimin e nje klime aspak te qete.

Po ashtu retorika politike e perdorur midis kampeve politike akuzat dhe kercenimet si akuza qe PS i ben mazhorances per futjen e kartmonedhave te huaja false ne sherbim te fushates apo per te blere komisioneret etj nuk e lehteson aspak situaten perkundrazi.

Shtabet elektorale po dezinformojne qytetaret
Fillimi i fushates elektorale edhe pse jo zyrtarisht po pasqyrohet gjeresisht nga media sidomos ajo elektronike. Shqetesues mbetet fakti i perseritjes se fenomenit te transmetimit nga mediat te lajmeve te gatshme nga shtabet elektorale te kandidateve.

Stafet elektorale te kandidateve dergojne ne median e shkruar shkrimet dhe fotot qe duhet te publikohen ndersa ne mediat vizive kronika te gatshme te xhiruara prej tyre cka bie ndesh me parimet e misionit gazetaresk vertetesise dhe objektivitetit te informacionit dhe lajmit te transmetuar.

Ne kete menyre media jo vetem qe nuk kryen rolin e saj informues por kontribuon ne dizinformim te qytetareve dhe krijimin e realiteteve virtuale qe influencojne dhe devijojne voten e qytetarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›