Berisha dhe e Haxhinasto takohen me Hillari Klinton
Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto paten dje rastin te takohen me sekretaren amerikane te Shtetit Hilari Klinton gjate punimeve te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne Nju Jork. Zyra e shtypit te Kryeministrit Berisha dergoi dje nje foto ku kreu i qeverise kishte shkembyer nje perqafim te ngrohte me sekretaren Klinton. Ndersa ministri i Jashtem Haxhinasto pervec shkembimit te pershendetjeve me homologen e tij amerikane ka zhvilluar takime dhe me ministrat e Jashtem te Maqedonise Rumanise dhe Greqise.
Ne takimin me ministrin e Puneve te Jashtme te Maqedonise Nikola Poposki eshte folur mbi bashkepunimin dypalesh si dhe zhvillimet ne rajon. Po keshtu me ministrin e Jashtem Stavros Lambrinidis Haxhinasto theksoi se palet kane vullnet te perbashket te trajtojne te gjitha ceshtjet me interes te ndersjelle. Ai shtoi se Shqiperia respekton legjislacionin nderkombetar per minoritetet.