E Diel, 1 Nëntor 2026

Krere nga Tirana zbarkojne ne qytet

Prania

Zgjedhjet e Keshillit te Qarkut Berat kane pasur si rralle ndonjehere nje mbikeqyrje te nivelit te larte te politikes se Tiranes. Keshtu nga shumica ne pushtet ne procesin e djeshem kane qene prezent ministri i Inovacionit Genc Pollo nje deputet qe vjen nga ky qytet sekretari organizativ i Partise Demokratike Flamur Noka dhe kreu i Levizjes Socialiste per Integrim perfituesi i vertete i procesit Ilir Meta. Ketyre emrave u shtohen edhe ato te ministrit te Ekonomise Nasip Naco deputetit Lefter Maliqi dhe atij Mehmet Xheka. Nga ana e Partise Socialiste kane qene fizikisht ne salle deputetet e qarkut nenkryetari i grupit parlamentar Erjon Brace deputeti Fidel Ylli Ermonela Felaj dhe deputeti i vjeter i Beratit ish-ministri i Integrimit Marko Bello. Nderkohe PS-ja ka deklaruar edhe bojkot te zgjedhjeve te strukturave te tjera te qarkut qe ritheksojne keshtu tensionin politik qe ka mberthyer kete parti per kete ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›