Perplasje brenda pakices. Dule dhe Omonia Te bojkotohet censusi
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe shoqata e minoritetit Omonia ne nje takim te zhvilluar me 20 shtator ne Sarande kane vendosur qe ti bejne thirrje minoritetit grek qe te bojkotojne procesin e regjistrimit qe pritet te nise me 1 tetor ne Shqiperi. Vendimi i fundit i Gjykates Kushtetuese per shpalljen antikushtetuese te terminologjise kombesi ne ligjin Per gjendjen civile heqja e pyetjes nga pyetesori per grupin etnik por per ate etniko-kulturor ka bere qe PBDNJ-ja dhe shoqata Omonia te pergatiten per ti bere thirrje per te bojkotuar kete proces regjistrimi qe pritet te nise me 1 tetor. Sipas njoftimit qe japin mediat greke ne kete takim PBDNJ dhe Omonia e akuzuan qeverine shqiptare per rivendosjen e metodave dhe praktikave te perdorura gjate diktatures se Enver Hoxhes. Vendimi i Gjykates Kushtetuese per te perjashtuar deklaraten e etnise ne procesin qe po nis eshte nje shkelje e te drejtave te njeriut te minoritetit grek dhe eshte ne kundershtim me idealet dhe parimet europiane. Vendimi i gjykates per te shfuqizuar aktin ne te cilen i kerkonte qe te shprehej etnia nga qytetaret shqiptare posacerisht dhe per qytetaret vorio-epiriote pasi autoritetet i kishin transformuar qellimisht ne shqiptare gjate kohes se diktatures se Hoxhes na kthen pas ne te gjitha memoriet e epokes komuniste deklaroi Dule per agjencine greke Ana. Sa i perket shqetesimit per regjistrimin Dule thekson se keshilli i pergjithshem i Omonia-s ka vendosur qe ti beje thirrje te gjithe minoritareve qe te abstenojne procesin e regjistrimit derisa autoritetet shqiptare te reflektojne pozitivisht ndaj kerkeses fikse te tyre per nje proces sipas parametrave europiane. Ne te njejten kohe ata kane ne plan qe te pergatiten ne veren e ardhshme per tu perfshire ne regjistrimin boteror te te gjithe qytetareve greke nga Shqiperia. Shoqata Omonia ne nje deklarate per median ben te ditur se Keshilli i Pergjithshem shpreh indinjaten per vendimin e Gjykates Kushtetuese nje vendim ky sa tendencioz aq i diskutueshem dhe ne kundershtim me konventat europiane dhe nderkombetare i diktuar nga qarqet nacionaliste dhe antihelene. Por reagimet e keshillit te Omonia-s kane hasur kundershtime ne degen e saj ne Korce. Omonia e Korces e drejtuar nga Naum Disho reagon serish lidhur me procesin e regjistrimit te popullsise por kete here deklarimet e kesaj organizate vijne pasi eshte shprehur edhe nje prej figurave me te njohura ne mbrojtje te minoritetit grek si Vasil Bollano. Nuk ishte per ne surprize kur z. Bollano brenda nje nate vendosi te shkaterroje minoritetin e tij grek te Shqiperise. Ky zoteri akoma se ka kuptuar se helenizmi po punon ketu e shume kohe perpara per kete moment qe i eshte afruar te jape kontributin e tij ne histori. Pretekste per paperputhshmeri te ligjit te regjistrimit te cilat ne praktike kane shume pak rendesi perpiqen te krijojne kaos dhe rremuje tha ne deklaraten e tij Naum Disho. Duke dale ne kete deklarate publike ai edhe nje here u beri thirrje pjesetareve te komunitetit grek ne rajonin e Korces por edhe atyre qe i quan si vllehe me prejardhje greke qe te marrin pjese ne regjistrimin e popullsise dhe te deklarohen per kombesine e fene e tyre.