E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zgjedhjet nuk do shtyhen. Bllokimi i KQZ-së është justifikim

Shume te merzitur per fitoren

Shume te merzitur per fitoren

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi kryesinë e kësaj partie, për të diskutuar për koalicionet parazgjedhore.

Megjithatë një pjesë të mirë të fjalës së tij, kryeministri Sali Berisha ia dedikoi çështjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Berisha tha se Rama po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve dhe bllokimin e KQZ-së e përdor si justifikim për humbjen.

Do të mbledhin në koalicionin tonë të gjitha partitë e spektrit të djathtë. Të gjitha partitë e spektrit të djathtë do të grupohen këto ditë në PD, ka deklaruar Berisha.

Duke iu referuar fushatës elektorale, kreu i qeverisë e ka vënë theksin tek risia e mazhorancës, që është bashkëbisedimi me qytetarët.

Po zhvillojmë një fushatë elektorale të ndryshme nga herët e tjera. Për të gjitha çështjet e programit tonë po zhvillojmë bisedime me qytetarët, ka thënë Berisha.

Kemi marrë sugjerime të vlefshme nga bisedimet e zhvilluara në gjithë vendin. Programi ekonomik i PD ka për qëllim punësimin e qytetarëve në kushtet e tregut të lirë, ka vijuar ai.

Në këtë drejtim, kreu i ekzekutivit ka vlerësuar edhe propozimet e dhëna nga partnerët politikë, bashkë me të cilët do të formohet sipas tij koalicioni i së djathtës së bashkuar dhe qendrës.

Më duhet tju them se koncepti i zotit Rama se meqenëse një parti e koalicionit qeveritar kalon në anën e opozitës, mendimi i tij se tani është edhe opozitë edhe qeveri, është thjesht marrëzi. Kushtetuta e vendit e ka të përcaktuar kush është qeveri dhe kush është opozitë. Në të gjitha ligjet e vendit balanca e institucioneve të zgjedhjeve është balancë midis qeverisë dhe opozitës, u shpreh kryeministri.

A kishte gjë më qesharake të dalësh jashtë kontrollit se po të marrin anëtarin e KQZ-së. Ajo që patë në parlament, ajo që patë rreth shtëpisë së Islamit është antikultura e liderit të opozitës. Vazhdojmë me kërkesën të shtyhen zgjedhjet, asnjë dite të vetme, mori përgjigjen përfundimtare. Çfarë tha dje, nëse humbas zgjedhjet nuk do njoh rezultatin se nuk kam mandatin e komisionit aty. Ky prapë po kërkon skuzën që zgjedhjet i fitova por mi vodhën. Ky njeri vuan nga sindromi obsesiv i kleptomanisë. Ky çdo gjë i duket vjedhje, sështë faji im, është problemi i tij. Është i nervozuar shumë, por ato janë punë të tij. Ne garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme, u shpreh Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›