Berisha do te mbledhe te premten partite e koalicionit per reformen zgjedhore
Eljona Ballhysa
Kryeministri Berisha ka vendosur te mos e prese me Partine Socialiste por te angazhoje partite e koalicionit te tij te nisin punen per reformen zgjedhore. Kete e beri te ditur vete kreu i PD-se gjate fjales se mbajtur ne mbledhjen e Grupit Parlamentar. Berisha njoftoi se diten e premte ne oren 1100 do te mbledhe tryezen e partive politike per te nisur punen per realizimin e reformes zgjedhore. Berisha beri te ditur se qe ne muajin shtator PS-ja ka pasur te shkruar oferten e PD-se qe te hartonte amendamentet per Kodin Zgjedhor gje te cilen nuk e beri. Sipas Berishes koha nuk pret me ndaj dhe hartimi i ndryshimeve ne ligj do te filloje te behet nga partite e koalicionit me ndihmen e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Angazhimi
Kam kenaqesine tju informoj se si kryetar i kesaj maxhorance do te marr iniciativen per te ftuar forcat politike diten e premte ne oren 1100 per te nisur reformen elektorale. Dua tju informoj ju dhe te gjithe spektrin politik shqiptar te gjithe shqiptaret se Partia Socialiste ka marre qe ne shtator dhe me pare edhe me shkrim oferten me te pashembullt ne historine e pluralizmit europian dhe boteror qe ajo te hartoje vete te gjitha amendamentet qe deshiron per tiu pergjigjur rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e ardhshme dhe ne si maxhorance tia votojme pa asnje lloj modifikimi pasi te marre opinionin e Komisionit te Venecias ose te misionit te OSBE/ODIHR-it. Kjo oferte qe eshte me e gjera me maksimalja me e pashembullta ne historine e marredhenieve nderpartiake jo vetem te Shqiperise ka gjetur refuzimin konstant te udheheqjes se Partise Socialiste - eshte shprehur Berisha. Ai tha se Kodi Elektoral aktual eshte hartuar i gjithi me konsensusin e plote te PS-se si dhe me ekspertizen e nderkombetareve. Po keshtu Berisha theksoi se legjislacioni aktual do te perbeje bazen e reformes se re zgjedhore. Se pari theksoj edhe njehere ketu se cdo ligj cdo nen dhe gjithcka ka te beje me zgjedhjet ka qene votim dhe vendim total konsensual midis Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Se dyti theksoj se ekspertiza nderkombetare e Komisionit te Venecias dhe OSBE/ODIHR-it fakton se kuadri ekzistues ligjor perben nje baze teknike te gjere per zgjedhjet demokratike. Duke theksuar keto natyrisht ne raportin e fundit te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e 28 qershorit jane te listuara nje seri rekomandimesh adresimi i te cilave do te permiresonte me tej dhe ne menyre te ndjeshme cilesite e ketij procesi - eshte shprehur kryeministri Berisha.
Oferta
Ne perfundim Berisha e ftoi Partine Socialiste qe te mos e bllokoje kete proces por te marre pjese me rekomandimet e saj per te cilat PD-ja eshte e hapur. Ne rast se Partia Socialiste nuk deshiron ti votoje por ti bllokoje apo do te sjelle te vetat ne i mirepresim ato. Sidoqofte vendi ka edhe nje Komision Qendror Zgjedhor i cili ne kufijte e tij vendimmarres eshte i afte tu jape pergjigjet ne menyren me te mire kushtetuese dhe ne perputhje me standardet nderkombetare problematikave qe kane te bejne me zgjedhjet.
Duhet te punoje me intensitet. Uroj dhe deshiroj qe z. Rama te mos e pengoje grupin e vet te marre pjese ne kete proces sepse refuzimi i tij vertet mund te duket se te jep dicka ne dore por ne menyre absolute te kthehet kunder. Te jep dicka ne dore sepse mund te besh te tjeret te thone se shqiptaret nuk duan reforma por do te jene te shumte ata qe do te thone se reformen e pengoi per qellime te caktuara teresisht jodemokratike - ka perfunduar kreu i Grupit Parlamentar te PD-se.
Haxhinasto Opozita ti pergjigjet ofertes se maxhorances per zgjedhjet
Edhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto i beri thirrje dje opozites qe ti pergjigjet ofertes se maxhorances persa i perket reformes zgjedhore. Ai tha se oferta e maxhorances eshte mese e qarte si persa i perket kerkeses per hetimin e zgjedhjeve ashtu edhe domosdoshmerise per realizimin sa me pare te reformes zgjedhore. Une mendoj se opozita ka nje oferte shume te qarte dhe shume konkrete qe ka te beje me ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e kaluara gjithashtu ka nje oferte tjeter shume te qarte dhe shume precize per tu angazhuar ne nje proces te amendimeve te Kodit aktual Zgjedhor me qellim qe zgjedhjet e ardhshme te jene ne perputhje te plote me standardet e caktuara nderkombetare per zhvillimin e zgjedhjeve te tjera te ndershme - eshte shprehur ministri i Puneve te Jashtme njekohesisht deputet i LSI-se Haxhinasto.
19 Tetor 2010