Rama Pa transparencen e zgjedhjeve nuk mund te kryhet reforma elektorale
Eneida Jacaj
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i eshte pergjigjur fteses se kryeministrit Sali Berisha se pa transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare nuk mund te kryhet reforma zgjedhore. Lideri i opozites ka shprehur gatishmerine e tij per te permiresuar Kodin Elektoral por fillimisht kryeministri Berisha duhet te shprehe vullnetin e tij per te bere transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit 2009.
Partia Socialiste ka me shume se nje vit qe lufton per te zbardhur te verteten e procesit te zgjedhjeve te kaluara por edhe pas thirrjeve te shumta te nderkombetareve se transparenca eshte nje akt demokratik maxhoranca ka gjetur arsye te ndryshme per ti bere bisht transparences.
Deklarata
Ne jemi ne nje realitet krejt tjeter. Zgjedhjet ne Shqiperi nuk u deformuan nga mungesa e nje ligji te mire zgjedhor por nga shkelja e rende e ligjit zgjedhor. Dhe ne kushtet kur prej me shume se nje viti Sali Berisha nuk ka asnje vullnet per te bere transparencen e te gjitha shkeljeve te renda te ligjit zgjedhor permes hetimit parlamentar eshte fare e qarte se problemi i standardeve demokratike ne Shqiperi ne te gjitha fushat nuk vjen nga mungesa e ligjeve por nga moszbatimi i ligjeve. Per kete fajin e ka Sali Berisha - theksoi Rama. Sipas tij ishin Berisha dhe Meta ata qe shkelen besimin e te gjithe shqiptareve duke marre pushtetin me vota te vjedhura. Ne jemi po ata qe dhame konsensus per Kodin Zgjedhor me nje vullnet qe asnjehere me pare opozitat e ketij vendi nuk e kishin shfaqur. Dhame besimin tone per hir te nevojes jetike te vendit qe te mbyllej kapitulli i konfliktit politik duke u vene kapak njehere e mire zgjedhjeve te vjedhura te deformuara e te kontestuara dhe duke hapur nje epoke te re te bashkejeteses pluraliste ne kete vend. Por sic e dine te gjithe kete besim Sali Berisha e shperdoroi duke vjedhur zgjedhjet mbyllur kutite e krimit elektoral dhe plackitur Shqiperine dite per dite bashke me Ilir Meten - tha Rama
Kodi zgjedhor
Lideri i opozites i ben thirrje kryeministrit Berisha ti hape rruge transparences pasi vendit fillimisht i duhet garancia qe ne zgjedhjet e ardhshme Kodi Elektoral te mos shkelet. Cdo ligj mund te behet me i mire edhe Kodi Zgjedhor pa dyshim mund te behet me i mire. Por procesi i permiresimit te ligjit ne leter smund te jete kapaku qe u vihet pasojave te moszbatimit te ligjit ne realitet. Shqiperise nuk i duhet nje tjeter Kod Zgjedhor i shkelur me te dyja kembet nga pushteti si ne zgjedhjet e shkuara po i duhet garancia se ne zgjedhjet e ardhshme Kodi Zgjedhor nuk do te shkelet - u shpreh Rama duke nenvizuar se garancine e zgjedhjeve te pamanipuluara nuk e jep nje tjeter ligj ne leter por vetem transparenca e kutive ku fshihen gjurmet e vjedhjes se kryer me 28 qershor. Ne jemi gati te ulemi per ta permiresuar edhe ligjin ekzistues te zgjedhjeve kur Sali Berisha te jete gati te hape rrugen e kesaj transparence. Perndryshe faji i mbetet atij qe e ka Sali Berishes - theksoi Rama.
19 Tetor 2010