E Diel, 1 Nëntor 2026

Rompui mesazh vendeve te Ballkanit Perendimor Keni ende pune per te bere



Eljona Ballhysa
Para se te nise turin e tij zyrtar ne shtetet e Ballkanit Perendimor Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompui ka dhene dje nje mesazh per keto vende ndersa ka vene theksin te nevoja e vazhdimit te reformave. Presidenti i BE-se eshte shprehur i bindur se e ardhmja e shteteve te Ballkanit Perendimor eshte ne Bashkimin Europian por sipas tij ato kane ende shume pune per te bere. Numri nje i BE-se e ve theksin te domosdoshmeria per te vazhduar luften pa kompromis ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe forcimin e qeverise garantimin e te drejtave te njeriut dhe sundimin e ligjit ne keto shtete. Rompui do ta nise turin e tij ne Ballkan ne daten 20 tetor dhe do te vizitoje Malin e Zi Maqedonine Bosnje-Hercegovinen dhe Shqiperine.
Mesazhi
Dy ditet e ardhshme une do te zhvilloj nje vizite ne Ballkanin Perendimor. Ato jane duke ecur drejt perspektives europiane. Une do te vizitoj Malin e Zi ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise Bosnje-Hercegovinen dhe Shqiperine. Ne te kaluaren shtetet e Ballkanit Perendimor u perfshine ne konflikte te dhunshme dhe ne lufte. Ne vitet 90 Europa dhe SHBA-te vendosen paqen ne rajon. Ne promovuam stabilitetin demokracine dhe lirine dhe do te vazhdojme ta mbeshtesim kete. Europa eshte e angazhuar ne perspektiven europiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. Shume hapa jane bere nga keto shtete nga qeverite dhe popujt e tyre. Bashkimi Europian nga ana e tij ka dhene vazhdimisht mbeshtetje aktive. Prej 15 vitesh ne kemi zhvilluar nje strategji qe garanton asistence teknike dhe financiare per rajonin qe ka shifren e 2 miliarde eurove per periudhen nga 2010-shi deri ne 2012-n. Ne gjithashtu kemi mbeshtetur procesin e liberalizimit te vizave. Kjo eshte nje shenje qe ne vleresojme masat e ndermarra ne realizimin e reformave. Por ende nevojitet shume per te bere. Nuk ka vend per vetekenaqesi - eshte shprehur Rompui ndersa ka kerkuar reforma me intensive. Pergatitja per te ardhmen europiane kerkon pune. Ne kerkojme reforma me intensive vecanerisht ne fusha te tilla si demokracia mireqeverisja te drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Korrupsioni dhe krimi i organizuar perbejne kercenim per stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik. Lufta kunder ketyre fenomeneve duhet te jete efektive. Bashkepunimi i ngushte rajonal sjell marredhenie te fqinjesise se mire. Bashkimi Europian nuk do te importoje konflikte rajonale ndaj eshte i nevojshem bashkepunimi rajonal mes ketyre vendeve - eshte shprehur Rompui. Persa u perket shteteve te ish-Jugosllavise Rompui ka vene theksin ne domosdoshmerine e bashkepunimit te ketyre shteteve me Gjykaten Nderkombetare te Krimeve te Luftes. Ne perfundim te mesazhit te tij Rompui ka shprehur bindjen se e ardhmja e Ballkanit Perendimor eshte ne BE. Projekti europian eshte drejtuar gjithmone nga deshira per paqe dhe bashkim. Une besoj se ka vend ne shtepine europiane per vendet e Ballkanit Perendimor. Le ta quajme kete fati europian. Une jam i bindur se ky fat europian do te realizohet plotesisht nje dite - perfundon mesazhin Presidenti i BE-se.

Haxhinasto Situata ne Kosove nuk ndikon ne njohjen e pavaresise

Ministri shqiptar i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka bere te ditur dje per mediat se qeveria shqiptare po e ndjek me shume vemendje situaten ne Kosove. Ai ka shprehur bindjen se partite politike dhe institucionet e Kosoves do te vazhdojne te tregojne maturi ne kapercimin e kesaj situate. Ne po ndjekim me shume vemendje te gjitha zhvillimet ne Kosove dhe shpreh bindjen se partite politike atje institucionet e Kosoves do te vazhdojne te tregojne maturine politike pjekurine e tyre maturi dhe pjekuri e cila i ka siguruar nje stature te re nderkombetare Kosoves nje respekt ne rajon dhe me gjere gje qe eshte reflektuar ne njohjet qe i bene asaj. Zhvillimet atje jane procese normale politike dhe jam i bindur perseri se ato do te zhvillohen ne perputhje te plote me Kushtetuten e vendit dhe me kuadrin ligjor atje. Shpresojme qe se shpejti do te kemi nje linje te qarte se si do te procedohet me qellim qe te vazhdoje funksionimi demokratik institucional i te gjithe kuadrit kushtetues atje - eshte shprehur Haxhinasto. Me tej ministri i Jashtem shprehu bindjen se zhvillimet politike dhe situata e krijuar ne Kosove nuk do te ndikoje aspak ne njohjen e pavaresise se saj. Nuk e besoj. Jane dy gjera krejtesisht te ndryshme zhvillimet e brendshme politike ne Kosove i perkasin vete Kosoves. Une shpreha vleresimin tim per maturine dhe pjekurine qe keto institucione kane krijuar deri ne keto momente. Jam i bindur qe nje maturim i tille do te vazhdoje edhe ne te ardhmen - eshte shprehur Haxhinasto.

Ndihmessekretari i Shtetit per Europen Shqiperia nuk ka sistem politik te qendrueshem

Ndihmessekretari i Shtetit per Europen Tom Kantrimen gjate nje interviste per Zerin e Amerikes eshte shprehur se Shqiperia ende nuk ka nje sistem politik te qendrueshem. Gjate fjales se tij ai ka vleresuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe kontributin ne stabilitetin e rajonit permes nje politike te jashtme te pergjegjshme. Megjithate ai permendi edhe sfidat. Besoj se te gjithe ne jemi te nje mendjeje se Shqiperia akoma nuk e ka arritur fuqizimin e qendres demokratike aftesine per te pasur nje sistem politik te qendrueshem ne te cilin partite bashkepunojne per te miren e te gjithe popullates. Nje nevoje e tille eshte nenvizuar nga kriza parlamentare ne Shqiperi - eshte shprehur Kantrimen. Zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit tha se shpreson qe kjo situate te kapercehet dhe qe normaliteti politik te vendoset ne Shqiperi. Persa i perket Kosoves Kantrimen tha se Kosova eshte vendi qe ka ndryshuar me shume se te gjithe te tjeret ne rajon gjate 10 viteve te fundit si nje demokraci e re dhe nje vend i ri i pavarur. Ai tha se vendi ka shume pune per te bere si cdo vend i ri shumetnik persa i takon zhvillimit te institucioneve. Megjithate sic e pa edhe sekretarja e Shtetit gjate vizites se saj ky eshte nje vend i ri me nje krah pune ne moshe te re dhe energjike me nje kushtetute qe eshte po aq e perparuar persa i takon mbrojtjes se te drejtave te pakicave sa edhe cdo kushtetute ne Europe dhe me vendosmerine e udheheqjes se saj per te formuar nje shoqeri demokratike. Kosova ka nje potencial te jashtezakonshem - eshte shprehur Kantrimen.

19 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›