E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha do te nderhyjme ne buxhet per energjine elektrike

Ne Shqiperi kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se qeveria do te nderhyje ne buxhetin e shtetit per te parashikuar fonde per blerjen e energjise elektrike ne menyre qe te sigurohet furnizimi i rregullt i vendit.

Kryeministri pohoi se situata mbetet problematike dhe se cmimet ne treg jane teper te larta por saktesoi ai qeveria eshte e vendosur ta bleje energjine pavaresisht kostove. Qe prej gjysmes se dyte te vitit te shkuar vendi ka perjetuar nje situate thatesire gje e cila ka detyruar korporaten energjitike qe ti drejtohet me kohe importeve. Ne fund te dhjetorit te kaluar qeveria miratoi dhe nje akt normativ per nje garanci prej mbi 35 milion eurosh ne favor te Korporates energjitike per blerje nga jashte.

Nga ana tjeter temepraturat e ulta kane rritur se tepermi edhe konsumin e brendhsem I cili ka kapur nivelet maksimale prej 27 milion kWh ne dite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›