Irani ndalon kukullat e Simpsonëve
TIRANE-E ndërsa sot u mësua se SHBA vijoi skanksione të reja ndaj Iranit, një agjenci shtetërore iraniane vendos 'sanksione' ndaj disa personazheve te filmave me kartona amerikane. Keshtu raportohet se ka ndaluar shitjen e kukullave me karaktere nga seriali i animuar amerikan “The Simpsons.”
Gazeta iraniane “Sharq” citon një zyrtar të Institutit për Zhvillim Intelektual të Fëmijëve dhe të Rinjve të ketë thënë se edhe Simpsonsat i janë bashkuar listës së zezë së lodrave në Iran, ku bën pjesë edhe Barbie.
Nuk shpjegohet se pse janë ndaluar “Simpsons”-at, por zyrtari Mohamed Hosein Farju, vlerësoi se kukullat me organe gjenitale të dallueshme janë të ndaluara, meqë janë kukulla për të rritur.
Zyrtari i njëjtë ka thënë se kukullat që simbolizojnë superheronjtë amerikanë si Supermeni dhe Spidermeni nuk do të ndalohen, sepse karakteret e tyre “iu ndihmojnë të shtypurve që të kenë një qëndrim më pozitiv”.
(d.b/BalkanWeb)