E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë nën 17 gradë minus, mungon energjia elektrike

PUKE-Është rënduar situata për shkak të motit të keq në Pukë dhe zonat rreth e qark qytetit. Ndërsa prej ditësh banorët shohin vetëm bardhësi nga reshjet e borës dhe ngrica për shkak të uljes së tepërme të temperaturave, sot po përballen dhe me mungesën e energjisë elektrike.

Shkak është bërë defekti në nënstacionin e Fushë-Arrëzit. Mësohet se ngricat kanë dëmtuar kabujt elektrike dhe po punohet për riparimin e tyre.

Ndërkohë temperatura në zonat e Pukës gjatë ditës së sotme ka shënuar plot -17 Gradë Celsius.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›