Greqia nis ndërtimin e një muri në kufi me Turqinë
ATHINE-Greqia nisi sot ndërtimin e një muri në kufi me Turqinë për të penguar depërtimin e emigrantëve ilegalë dhe refugjatëve që kërkojnë strehim në Bashkimin Evropian.
Barriera 12 kilometërshe do të jetë e lartë 2.5 metra, do të ketë nga dy rrathë telash me gjemba dhe do të ketë të instaluar 25 kamera. Pritet që ajo të ndertohet brenda pesë muajve dhe do të kushtojë të paktën 3 milionë euro.
Muri mbrojtës do të mbulojë një pjesë të kufirit tokësor.
Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Greqinë se të tille mure nuk janë rruga e duhur e zgjidhjes së çështjes së emigrimit ilegal.
(d.b/News24/BalkanWeb)