VMRO dhe BDI krijojnë përplasje me njëra- tjetrën
evidente për shkak të qëndrimeve të ndryshme për çështje që dalin për shqyrtim. Nënkryetarja e BDI, Teuta Arifi në një intervistë televizive tha se po vjen koha që partia e saj të vendosë se çdrejtim do të marrë. Nëse BDI vazhdon me këtë politikë, shqiptarët nuk do ta duan më, dhe ne do të duhet ta bëjmë zgjedhjen ndërmjet një qeverie dhe ndërmjet dëshirave edhe interesave të atyre që na kanë zgjedhur, unë jam për këtë të dytën, tha Arifi. Kjo deklaratë e nënkryetares së BDI erdhi pasi më herët ajo dhe deputetë të tjerë të BDI ishin shprehur shumë kritik ndaj VMRO DPMNE, së kryeministrit Nikola Gruevski, për shkak se, sipas tyre, me qëllim kishte bllokuar punën e Komitetit për Marrëdhënie Ndëretnike, një komision parlamentar ky që rregullon çështjet mes grupeve etnike. Ky organizëm del direkt nga Marrëveshja e Ohrit. VMRO- DPME ka sqaruar se mungesa e deputetëve të saj në Komitetin për Marrëdhënie Ndër Etnike nuk ka qenë një qëndrim politik, edhe pse një gjë e tillë kishte ndodhur katër herë me radhë. Në një debat të zhvilluar rreth disa projekteve qeveritare, akademiku Ali Aliu, tha se subjektet shqiptare veç kundërshtimeve duhet të ofrojnë edhe zgjidhje të problemeve. Përfaqësuesit e shqiptarëve në institucionet shtetërore janë mjaftë të plogësht, nuk janë efikas. Ndaj shumë provokimeve ne nuk kemi alternativa të cilat duhet të vijnë nga politika, tha Aliu