Berisha duket se është top me shëndetin; dhe trurin e ka qiqër
Lexoni këto deklarata të kryeministrit të bëra mbrëmë në TV Klan:
-Ai [Edi Rama] është bërë tmerrësisht obsesiv që unë tia lexoj librin, e keni vënë re? Ai vdiq që unë tia lexoj librin…
- U ndjeva keq vetëm kur e shpalli veten kurban timin. Imagjino ti mua si Ibrahimin, që Zoti më çoi mua si kurban Edi Ramën. Pastaj e kuptoi që e kishte keq dhe tha që jo, nuk jam unë kurbani.
- Në një moshë shumë të hershme, pasi shkrova e shkrova poezi dhe pasi pashë se të gjitha ishin nga mendja dhe jo nga zemra, e mbylla e u betova që të mos shkruaj më. Mora shkruajta një tregim, mbusha një fletore me tregime, e lexova, e rilexova dhe sërish pashë se nuk dilte nga zemra, por nga mendja, dhe vendosa të mos shkruaj më se do bija në mediokritet.
- Ju më pyesni nëse i qëndroj faktit që unë nuk do të kandidoj për president. Po ke parë ndonjëherë që të mos i qëndroj deklaratave të mia? Nuk ke parë asnjëherë.
- Mund të jetë president konsensual, por vetëm në rast se opozita do të nënkuptonte me konsensus presidentin e propozuar nga PD. Por kjo nuk besoj se ndodh.
Pati dhe deklarata të tjera që tregojnë se ai është shumë mirë me shëndet. Dhe trurin e ka top. Top fare.
respublica.al