E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata që ndez sherrin: Më mirë të jesh francez tani se britanik

Share

Francois Baroin

Ministri i Financave në Francë, Francois Baroin ka shkaktuar një tërmet në Britani me deklaratat e tij se situata ekonomike në Britani është shumë shqetësuese. Në terma ekonomikë më mirë të jesh francez se britanik, deklaroi ai në një intervistë për radion Europe 1.

Menjëherë ka mbërritur reagimi i zv/kryeministrit britanik, Nick Clegg, që i ka kërkuar kryeministrit francez Francois Fillon që të ndërmarrë hapa për të qetësuar retorikën. Clegg tha se deklaratat e ministrit francez janë thjesht të papranueshme.

Mediat britanike ironizojnë duke thënë se edhe eurofili Nick Clegg është shqetësuar nga këto deklarata. Duhet theksuar se Clegg, me kritikat që bëri ndaj qëndrimit të Britanisë për marrëveshjen e shpëtimit të eurozonës, mori përsipër edhe kritika të forta nga mediat konservatore britanike.

Përplasja franko- britanike ka nisur shumë përpara natës kur u arrit marrëveshja. Presidenti francez Nicolas Sarkozy pati deklaruar se i kishte ardhur në majë të hundës nga kritikat që bën Britania. Kurse në samitin e Brukselit, ai nuk i dha dorën kryeministrit David Cameron. Pak më vonë Sarkozy deklaroi se Cameron ishte sjellë si një fëmijë kokëfortë në samit.

Shefi i Komitetit të Thesarit në Britani tha se këto shkëmbime akuzash tregojnë se sa e tensionuar është situata. Të dy vendet, si Britania, ashtu edhe Franca, rrezikojnë të humbasin vlerësimin AAA nga kompanitë e rating-ut, duke ulur kështu aftësinë e tyre borxhshlyese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›