Belle Air bëhet si polici kufitare, detyron shqiptarët të blejnë bileta kthimi
-Kompania nuk njeh biletat e kthimit me traget apo në rrugë tokësore. Po shkove me Belle Air, do kthehesh me Belle Air
Një nga dhuratat e këtij fundviti janë çmimet e kripura për udhëtime me avion (sidomos për Itali) pas situatës së krijuar në këtë treg pas pezullimit të kompanisë Albanian Airlines. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Belle Air, kompania që zotëron një pjesë të konsiderueshme të tregut, u ka kërkuar agjencive që shesin me detyrim bileta kthimi me Belle Air, duke mos i lejuar shqiptarët që të zgjedhin një rrugë më të lirë për tu kthyer në vendin e tyre. Në një letër dërguar agjencive të udhëtimit, Belle Air e argumenton këtë gjë me faktin se një numër i madh pasagjerësh po kthehen nga policia italiane pasi nuk kanë bileta kthimi. E në këtë mënyrë, detyrimisht duhet blerë një biletë kthimi tek Belle Air, pasi ajo nuk i njeh biletat e kthimit me traget apo në rrugë tokësore.
Duke marre shkas nga numri i madh i pasagjereve te kthyer nga policia italiane e kufirit per arsye te mos pajisjes me nje bilete te vlefshme kthimi, po ju bejme me dije sa me poshte vijon: Cdo pasagjer qe do te udhetoje me kompanine ajrore Belle Air duhet te kete nje bilete te vlefshme vajtje-ardhje. Te gjitha biletat e tragetit, rezervimet ne GDS apo pretendimet se pasagjeri do te kthehet ne rruge tokesore apo detare nuk do te merren parasysh dhe pasagjerit do i kerkohet te pajiset me nje bilete te vlefshme kthyese me Belle Air apo me cdo linje tjeter ajrore, ne te kundert pasagjeri nuk do te lejohet te imbarkohet ne fluturimin respektiv. Cdo pretendim i mevonshem ngritur nga agjensite, per rimbursimin e biletave te avionit per shkak te mosimbarkimit te pasagjerit ne fluturimin respektiv, nuk do te meren parasysh dhe do te procedohet ne baze te rregullores ne fuqi, thuhet në letrën që Belle Air u ka dërguar agjencive.
Cdo agjensi e cila ne menyre ilegale dhe te paligjshme do pajise pasagjeret me bileta fiktive kthimi me Belle Air apo me cdo kompani tjeter ajrore do te denoncohet ne polici dhe me te do te nderpritet cdo mardhenie biznesi. Ju kerkojme qe te jeni korrekt persa i perket
permbushjes se pikave te mesiperme sepse jane kushtet baze te pasagjereve qe udhetojne me pasaporta biometrike ne vendet Shengen, vijon më tej njoftimi.