Shënim për Anketën Njeriu i Vitit 2011
Share
Gazeta Tema ka tri ditë që ka shpallur anketën Njeriu i Vitit, duke nominuar dhjetë emra të rëndësishëm që lidhen me vitin 2011. Nga votimet paraprake, duket se ka një shkëputje të pesë emrave të parë dhe një presion nga lexuesi për emra të rinj. Për këtë shkak, gazeta do të zëvendësojë katër emrat e fundit më pak të votuar, me kater nominime të reja të ardhura nga lexuesit, me qëllim që të testohet popullariteti i tyre.
Emrat e rinj janë:
Flora Hanelli- Pedagoge
Artan Hoxha- Gazetar i News 24
Helena Kadare- Shkrimtare
Albin Kurti- Politikan